Qytetarët që përshkojnë vazhdimisht autostradën Tiranë-Durrës, mbikalim i Kasharit- Rinas, kanë filluar të ankohen për situatën e rënduar ku u duhet të lëvzin thuajse përditë, e ku u duhet të rrinë me orë të tëra në trafik, për hir të punimeve që po kryehen në autostradë, afër City Parkut.
Sipas qytetarëve, ata nuk kanë ende një njoftim se kur do të mbarojnë këto punime.
Sipas tyre, pavarësisht se u bë një muaj që këto punime kanë nisur, ende nuk është marrë asnjë masë për lehtësimin e trafikut në autostradën Tiranë-Durrës, i cili është rënduar edhe më tepër prej bllokimit që u është bërë ndërkaq edhe rrugëve dytësore.