• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E shtunë, 23 Gusht, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    RAMA: “Gati Rregullorja Kombëtare. Vendos kufij të qartë për pronën publike”

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës: dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen aktuale në Shqipëri

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

    “Parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale”/ Ja masat e ashpra që deklaroi drejtori i Policisë Ilir Proda për funksionimin e sezonit veror

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”

nga MetropolPost
4 Qershor, 2023
në Opinion
Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”
0
SHPERNDARJE
6
SHIKIME

Ky shënim nuk është për z. Alfred Beleri, i porsazgjedhur kryebashkiak i Himarës. As për problematikat e tij në të shkuarën, as për të drejtën e mundësinë e tij për t’u konvertuar nga Savllos në Pavllos dhe për të ofruar një qytetar luajal me Kushtetën e Republikës. As për përgjegjësitë e tij në krye të bashkisë, përfshi këtu mbrojtjen e pronave të banorëve nga grabitjet e “investitorëve strategjiko-qeveritarë”; për këto ai do të japë llogari para këshillit e banorëve.

Ky shënim nuk është për Kryeministrin Edi Rama i cili deri ditët e fundit të fushatës u mor përtej çdo mase me kandidatin Beleri duke i adresuar ofendime personale, akuza të paprovuara si dhe me shumë gjasë i bëri atij një rreng policoro-gjyqësor për të cilin nxitoi të lante duar si Ponci Pilat. Ose më mirë ky shënim nuk është vetëm për të.

Ky shënim nuk është as për mëkëmbësin parlamentar të Edi Ramës i cili për të provuar aludimet e shefit botoi në Facebook një shkresë të Shërbimit Informativ të v.2007 (kjo në vetvete një vepër penale që prokuroria do të lipsej t’a hetonte). Ku megjithatë Beleri citohet të thotë gjëra normale për një fushatë vendore përfshi edhe përmendjen e një shkolle (të cilën e kisha licensuar unë si Minister i Arsimit).

Ky shënim nuk është për Kryeministrin grek Qiriako Micotaqi, i cili u angazhua publikisht në mbrojtje të Belerit, shtetas grek përveçse shqiptar; as për impenjimin e tij për t’a bërë rastin Beleri çështje bilaterale dhe europiane. Nëse mund të thuhet diçka për fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Greqi është se Rama me arrestimin e Belerit e “shpërbleu” Micotaqin për fushatën indirekte pro PS të këtij të fundit në Finiq e Dropull në dhjetor (aty nuk u pa ndonjë politikan tjetër veç Ramës e socialistëve të tij).

Ky shënim është për një precedent shumë të rrezikshëm në shtetin shqiptar, përkatësisht në policinë e shtetit dhe sidomos në sistemin e drejtësisë: për fabrikimin nga shteti të provave në një proçes penal kundër një politikani opozitar.

  • Problemet me drejtesinë para precedentit himariot
    Kritika ndaj drejtësisë se ka vepruar shtrembër ndaj provave që lidhen me dyshimet/fajet lidhur me politikanë ka patur jo pak:
    Se në raste të shumta nuk ka dashur të shohë e të përdorë prova, në raste të rënda korrupsioni e abuzimi përfshi këtu edhe krimet elektorale në Dibër 2016, ku lista e të akuzuarve u katandis si kokoshi një thelë dhe dënimet u dhanë vetëm “me kusht”.
    Se nuk ka dashur të shohë prova esenciale të mbrojtjes si në rastin e deputetit E. Salianji dhe të gazetarit J. Olldashi.
    Se ka gënjyer publikisht për provat që ishin në dosjen hetimore si në rastin e incidentit elektoral në Elbasan në prill 2021.
    Por deri javën e kaluar nuk kishte thënë kush se akuza (policia/prokuroria) kishin sajuar, fallsifikuar pra fabrikuar prova për t’i paraqitur në proces penal; aq më tepër kundër një politikani opozitar; duke shtuar këtu kundër një kandidati rival, fitues sipas sondazheve, për t’a arrestuar 30 orë para fillimit të votimit. Kjo e fundit nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë pluralizmit mbas v. 1991 si dhe gjatë periudhave demokratike të Shtetit shqiptar midis dy luftrave botërore.
  • Problemet me drejtesinë mbas precedentit himariot
    Cilat janë faktet?
    Beleri përballet me sulme verbale ekstreme nga Rama, që tejkaluan madje edhe normën problematike të këtij të fundit. Rama shëtit nga tv në tv mbasi paraporosit pyetje për Himarën (“Është përpara me sondazhe qeni! Duhet me e fundos!”).
    Dy ditë mbas mitingut të Ramës në Himarë policia arreston afër mesnatës Belerin në restorantin e tij duke pretenduar flagrancë. Që vetëm flagrancë nuk ishte. Prokurorët e Vlorës i mbajnë ison dhe shkruajnë në pretencë se personi AR ka denoncuar Belerin si votëblerës, menjëherë atij i është dhënë statusi “person i autorizuar”, pajisje përgjuese. Në fakt AR është person i dënuar nga gjykata vite më parë për mashtrim të të miturve. Përgjimet e bëra nga ai prokuroria nuk ja vë në dispozicion avokatëve mbrojtës duke shkelur procedurën penale. Asnjë dëshmitar nga “votuesit e blerë” nuk konfirmon versionin e AR e të policisë/prokurorisë. Madje policia nuk mori konfirmimin as të një pastrueseje, të cilën e shantazhoi duke e arrestuar në mesnatë për tmerrin e fëmijëve të vegjël të saj.
    Gjykata e Vlorës, SPAK e gjykata speciale i mbajnë ison policisë/prokurorisë dhe e lënë në burg Belerin tok me një aktivist të tij. (Ironia është se Apeli e nxori nga arresti aktivistin për të cilin pretenca thotë se ka prova dhe la në burg Belerin për të cilin sipas pretencës nuk ka prova veç llafit të AR.) Çështja nuk është gjykuar në themel.

Sipas mbrojtjes ligjore të Belerit AR u rekrutua nga policia që të provokonte kandidatin e opozitës; duke i ofruar vota kundrejt parave (kjo praktikë është rreptësisht e ndaluar nga ligji: Kodi i Procedurës Penale, neni 294A, 3. Gjithashtu kjo praktikë përdoret kur janë shterruar mjetet e tjera dhe jo menjëherë si në këtë rast). Dhe meqë Beleri nuk e qasi, AR ju qep aktivistit tjetër me mikrofon në xhep.

Cila është logjika?
Në këtë pikë secili mund të besojë palën që don. Por kundër përfaqësuesve të shtetit duket se janë faktet e logjika.
Sepse tahmaja e Ramës për të mbajtur me çdo kusht Himarën me plazhe e fshatra turistike u shfaq hapur e me furi. Sepse ka një dopiostandart krahasuar me dosjen e trashë 184 (Dibra 2016). Sepse policia/prokuroria e më tej vepruan në shkelje të ligjit, me tendencë dhe selektivitet, dhe se para gjykatës së Vlorës e të Tiranës nuk mundën të paraqesin asnjë provë inkriminuese.
Por edhe sepse një veprim të tillë policia/prokuroria nuk e ndërmori kundër asnjërit prej kandidatëve të partisë në pushtet që blerjen e votave e ka bërë rutinë. Madje as kundër të tjerëve kandidatëve opozitarë përveç atij në Himarë ku kishte interesin më të madh dhe ku sondazhet nuk ishin premtuese.

Cili është apeli?
Prandaj ky precedent është shumë i rrezikshëm që të lejohet të bëhet rutinë. Megjithë dyshimin e mosbesimin tek organet e drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë janë këto institucione që kanë tagrin e përgjegjësinë e hetimit të shkeljeve nga prokurorët e gjyqtarët. Dhe në vijim e SPAK-ut që të përndjekë penalisht policët e prokurorë e përfshirë.
Por është përgjegjësi e opozitës, medias së lirë dhe OJF-ve të pakapura që të nxisin këtë hetim. Pa u impresionuar nga sofistët e majmur e dritëshkurtërit e tjerë që shohin këtu qeraxhiun aktual të strehës së fundit të delenxhinjve duke mbrojtur shqiptarizmën.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Tags: Fredi BejleriGenc Polloincidenti himariot
Shkrimi Paraardhës

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

Shkrimi Pasardhës

Nga Prof. Çapajev Gjokutaj: “Inteligjenca artificiale në shqip, do vazhdojë të dërdëllisë edhe për shumë kohë si e ëma e Zeqos…

Shkrime të Tjera

Demokrati Genc Pollo publikon statutin e PD-së: “Me 1/4 e anëtarëve që e kërkojnë, Kuvendi mund të mblidhet dhe të shkarkojë Kryetarin”
Lajme

Demokrati Genc Pollo publikon statutin e PD-së: “Me 1/4 e anëtarëve që e kërkojnë, Kuvendi mund të mblidhet dhe të shkarkojë Kryetarin”

24 Shtator, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Balla dhe  Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    56 shpërndarje
    Share 22 Tweet 14
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    38 shpërndarje
    Share 15 Tweet 10
  • Zbulohet një mace 2000 vjeçare në Nazska të Perusë

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Vitamina D mund të shpjegojë pse autizmi është tri herë më i përhapur tek djemtë

    178 shpërndarje
    Share 71 Tweet 45
  • Kleoniki Surmeli, gruaja e dytë e Ismail Qemalit, nga Lira Gjika

    17 shpërndarje
    Share 7 Tweet 4

Lajmet e fundit

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

Gushti, muaji i fundit i verës, ja si pozicionohen planetet e ku na ndihmojnë/ Nga Meri Gjini

2 Gusht, 2025
Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

Rama: “Kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problemi i zonës. Rregullorja e re masa drastike”

1 Gusht, 2025
Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

Rama: “Ja çfarë do të ndodhë pas këtyre prishjeve masive”

1 Gusht, 2025
Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

Rama: “Plazhet publiket, Bashkitë të vendosin çadrat e shezllonët e tyre”

1 Gusht, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In