Një qytetar ka shprehur indinjatën e tij ndaj produkteve të blera në një nga dyqanet që mbajnë logon SPAR.
“Bëni kujdes kur blini në SPAR, se gjysmat i keni të skaduar. Bleva këtë mortadelën para dy ditësh dhe vetëm në shtëpi të nesërmen e pashë që kishte skaduar”, shkruan qytetari, teksa tregon edhe një prej fotove të produktit bashkë me faturën, që daton dt.16/01/2023, në një kohë që produkti mban si datë skadence 15/ 01/2023.