Ka hyrë në fuqi ditën e sotme ligji mbi “Autoritetin e Dosjeve”, i cili synon leximin hapjes së të gjitha Dosjeve, edhe të politikanëve në rang të lartë, nëse ka.
Në gjykimin e deputetes Felaj, ky ligj mes të tjerave do të ndihmojë edhe në spastrimin e spiunave nga radhet e politikanëve.
“Hyjnë në fuqi, ndryshimet në ligjin për Autoritetin e Dosjeve!”, shkruan Felaj. “Mund t’ia kenë dalë deri tani , jo të mbijetojnë por të mbizotrojnë me shumë gjasë, dhe ky ështe momenti i fundit i të gjithë atyre që pasi njëherë gjetën strehë te rregjimi duke shkelur jetët e të tjerëve, mandej gjetën strehëza ligjore!
Fund hipokrizisë me të kaluarën! Spastrimi do të shkojë deri në fund, duke i larguar spiunët nga politikëbërja më së pari!”