Është emëruar prej ministres së Kulturës drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Në vend të Hervin Culit, këtë institucion do ta drejtojë tashmë regjistrime Altin Basha.
“Pas konkurrimit të hapur dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave, regjisori Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar!”, shkruan ministrja e Kulturës, Margariti, në faqen e saj zyrtare. “Duke falenderuar ish-drejtorin Hervin Çuli, që ka drejtuar këtë institucion për dy mandate, i uroj suksese z. Basha në këtë mision, që do ta udhëheqë Teatrin Kombëtar drejt hapësirave të reja, të denja për artistët dhe spektatorin!”.
Për publikun shqiptar është ende e paqartë se cilin institucion do të drejtojë regjisori Basha, kur në fakt Teatri Kombëtar është ende duke u ndërtuar.