Kreu i sindikatës Sandër Kovaçi ka treguar në një intervistë të gjatë një News 24 për ato zhvillime të brendshme të universitetit që pak i njohin e për motivet që në fakt i shtyjnë të protestojnë. Në intervistën e tij ai u shpreh se tabela e pagësës së pedagogëve është e 2011, një pedagog i jashtëm merr 5 mijë lekë dhe 2 mijë lekë ia merr parking, se ata që bëjnë një doktoraturë serioze në Shqipëri janë heronj, e se shumica e profesoratit i marrin gradat vetëm që t’u rritet rroga, e jo se kanë ambicje intelektuale.
E njëjta gjë, tha Kovaçi mes të tjerave, është edhe me zgjedhjet në universitet, ku stafi akademik i futet garës, jo se ka një vizion të qartë për zhvillimin e universitetit, por vetëm që të kap një postë e të ketë një rrogë më të lartë.
“Ne po vuajmë nga kjo lloj arrogance”, u shpreh Kovaci. “Pra këta janë në majën e Olimpit, profesorati është poshtë, poshtë në tokë. Këta shëtisin në ajër. Shqipëria është e lumtur sot, universiteti ka arritur majat. Universiteti e ka fajin vetë, thotë ai. Po po është autonomi, pse bën shantazh ndaj universitetit ti? Ndaj rektorit, ndaj dekanit? Po pse cfarë është rektori, dekani? Ai ka marrë votat e stafit, pavarësisht se ne kemi vërejtjet tona. Ai ka marrë votat e stafit. Në 2020-n i kemi thënë ministres mos i bëj zgjedhje kur nuk ka studentë, i kanë bërë më 30 korrik. Ku ka zgjedhje kur nuk ka student? Nuk ka pranuar t’i shtyjë, se nuk kam mundësi
Nuk është se nuk kemi kërkuar transparencë dhe të ketë votim, po pikërisht, ngaqë shikohet në këtë formë, është kthyer votimi në universitete më më keq se partitë politike, më keq se votimet politike, që dihet që në Shqipëri janë beterr! Por edhe në uniersitete, se janë këto politika, se duan me kap postet që të kenë një rrogë më të lartë ore, është ky problemi. Dhe gradat në Shqipëri merren vetëm që të kenë një rrogë të lartë, se nuk rriten rrogat në bazë të vjetërsisë. Nuk po flas për rritjen e cmimeve, por keqtrajtimet që bëhen duke ia ulur pagën akoma. Unë thashë, 20 mijë lekshi më është bërë 10 mijë leksh nga 2018-a, me një VKM atje, që barazohen të gjitha orët, si të seminarit, si të laboratorit. Pra në këtë prizëm, ky keq trajtim që bëhet nga kryeministri im, se është kryeministri im, unë kam punuar me të dhe në institucione të tjera, dhe kam marrë shpërblim. Po, kam punuar me zotin Rama nga 2013-2015, kam qenë kam qenë drejtor i analizës në SHISH dhe kemi marrë shpërblim për rezultate të shkëlqera. Dhashë dorëheqjen për të punuar në universitet. Jemi njerëz që punojmë pra dhe unë në 2015 dhashë dorëheqjen për të kaluar në universitet. Po tani unë jam i njëjti person. Privati më thotë vlen më jep 30 mijë lekë, dhe thotë vlen, ky thotë nuk vlen dhe më jep 10 mijë lekë, Kosova më jep 50 euro kur kam dhënë mësim atje, dhe vetëm 9% tatim më mbante, kurse ky e shumzon me 30 %, dhe ato që marr tek private unë, m’I kthen në një thelë të paligjshme nga tatimet e bëra nga sistemi ynë I kalbur. Zhvatje totale nga të gjitha drejtimet”, tha mes të tjerave kreu i sindikatës së Pedagogëve Kovaci, i cili shtoi se presioni do rriste trysninë dhe trysnia reagimin
“Ne do rezistojmë deri sa të realizohen kërkesat e profesoratit që janë minimaliste. Në qoftë se deri dje kam pasur një lloj ballafaqimi dhe me rektorin, vërejtjet e mia, unë i them tani se jam me ta. Kryeministri ka pasur kohë nga 2013 deri tani po të donte të bënte vetting. Çdo shantazh është mashtrim dhe nuk ka shans ta çojë në përfundim. Nuk mund të shkojë me shkarkim se ka kushtetutë, ka të drejta të njeriut. I themi profesoratit jeni të sigurt, ju mbron ligji. Mungesa e solidaritetit nuk falet, tha mes të tjerave Kovaçi.