Përgjatë një komukimi përpara se të hynte në Kuvend ditën e sotme, kreu i Partisë Demorkatike të Rithemeluar Sali Berisha u ka bërë apel shqiptarëve në luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që të rregjistrohen sa më tepër të munden, në mënyrë që të mos i lënë shteg Vucicit, të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në ato troje.
Një thirrje vllazërore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, por dhe të gjithë shqiptarëve, në Serbi, të marrin pjesë në rregjistrimin që po bën kjo republikë, e cila po bën një rregjistrim problematik, dhe ka bërë gjithcka Vuçiç me politikat që ka ndjekur, të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjecare në luginën e Preshevës.
Format e përdorura nga serbomadhi Vucic për të çrregjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre, janë unike një botë. Njëra prej tyre, ishte që portieri mjaftonte të trokiste në derë dhe të mos ia hapte kush derën, ajo familje çrregjistrohej dhe dhjetëra forma të tjera. Kjo idionsinkazi që ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv, duhet të marrë vetëm një përgjigje. Rregjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në republikën e Serbisë e e kudo në Evropë, Amerike e kudo, pranë vatrave të tyre familjare, si banorë të komunave të luginës të Preshevës. Aty ata kanë qenë në shekuj dhe aty do jenë duke u rezistuar natyrisht programeve të egra çrregjistruese të serbomadhisë. Edhe një herë, thirrja ime është, të rregjistrohet çdo shqiptar me origjinë ose i lindur në ato lugina, tha mes të tjerave Berisha.