Deputetja demokrate Grida Duma ka qortuar ashpër socialistët këtë të enjte parlamenti në vend.
Në fjalën e saj Duma e cilësoi gjuhën e përdorur prej socialistëve si një recitim socialist që glorifikon shefin, e po ashtu i cilësoi ata si një grupim që nuk kanë ndërgjegjë të thonë të vërtetën.
“Po të marrësh dhe të studiosh mënyrën se si ju u drejtoheni parlamentarëve, nuk ka rëndësi kujt, neve, vetes, gjuha juaj është një recitim i realizmit socialist për të glorifikuar shefin. Nuk kam dëgjuar asnjërin nga ju të thotë në një komision të vetëm, po, ne kemi këtë problem! Dhe ky është problem i madh. Të kesh një klasë qeverisëse, që nuk identifikon një herë të vetme, të thotë, unë nuk e kam mundur të bëj këtë gjë, por thotë i kam bërë të gjitha, në një vend në të cilin 50% e popullësisë, jeton me 5 dollarë në ditë në mes të Evropës, që është i fundit në Ballkanin Perëndimor dhe përsëri në çdo komision, edhe në Parlament, thoni po, ne i kemi bërë të gjitha. 110 mijë lekë për aftësinë e kufizuar na ishte shumë, tha mes të tjerave Grida Duma. Dhe e pyeta zëvendësministren, ia del dot ti me 110 mijë lekë të vjetra? Dhe vetëm uli kokën. Nuk kanë një ndërgjegje të thonë jo! Ia del ti Ministria e Shëndetësisë të mbash dhe Çështjet Sociale dhe Çështjet e Punës dhe cështjet e ndihmës ekonomike dhe shëndetësinë? Dhe prapë nuk thonë jo. Kanë frikë nga e vërteta. Prandaj kanë edhe frika nga drejtësia.