• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

KRIZA EKONOMIKE/ Ardian Lekaj “Kjo që po ndodh sot, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një ‘supercikli'”

nga MetropolPost
14 Shtator, 2022
në Intervista
KRIZA EKONOMIKE/ Ardian Lekaj “Kjo që po ndodh sot, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një ‘supercikli'”
26
SHPERNDARJE
873
SHIKIME

Pas vitit të vështirë pandemik shumëkush mendoi  se kohë më të mira do të vijnë. Por nisja e luftës në Ukrainë i shoi një herë e mirë shpresat. Ndonëse nuk ka prekur gjeografikisht mbarë botën, pasojat e kësaj lufte, dhe të Kovidit në ekonomi, do të ndihen për një kohë të gjatë.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Ardian Lekaj shpjegon në intervistën e mëposhtme se me çfarë pasojash pritet të përballet ekonomia botërore së paku në katër vitet e ardhshme. 

Z. Lekaj, përveçse Kryetar i Dhomës së Biznesit tëDiasporës Shqiptare, ju jeni një sipërmarrës i suksesshëm i Diasporës, por edhe njëkohësisht i përkisni sektorit më të rëndësishëm në ekonominë e sotme, atij të logjistikës portuale. Si e shikoni situatën ekonomike në nivel ndërkombëtar? A jemi përpara një situatë drejt përmirësimi apo drejt ndonjë krize të re ekonomike? 

Sot mund të konfirmoj se nga pranvera e 2020 po kalojmënë dimrin e 2022. Dy vite më parë, në një nga artikujt e mi (lexo këtu) u përpoqa të shpjegoj situatën ekonomike, inflacionin, hedhjen e parasë se tepërt në treg, rritjen e çmimeve, rritjen e pagave dhe stagflacionin. Termi i fundit pothuajse ishte harruar në ekonomi. Duke qenë se angazhimi im është pikërisht në sektorin e logjistikës portuale, sikurse ju e përmendët, kontakti është me çdo lëvizje që vjen nga deti dhe kalon nëpërmjet detit. Dhe meqenëse punoj pranë detit, po ju sjell një krahasim me dallgët. Ne sot ndodhemi në mes të oqeanit dhe dallgët janë shumë të forta. Ata që mendojnë se ekonomia ka rritje, i siguroj se sot jemi në krizë dhe kriza sa po vjen dhe po përkeqësohet. Ne po varfërohemi çdo ditë që kalon. Kriza e sotme është një krizë globale, dhe ndoshta një nga krizat më të mëdha që kemi njohur pas viteve ‘70. Unë parashikoj që kjo krizë sapo ka filluar dhe do të zgjasë me siguri deri në vitin 2026.

Kjo që po ndodh sot nuk është gjë tjetër, por vetëm fillimi i një “supercikli”. Bota deri me sot njeh 4 “supercikle” të lëndëve të para bazë, për industrinë. Supercikli i parë ishte në fillim të shekullit të kaluar e lidhur me revolucionin industrial të Shteteve të Bashkuara; Supercikli i dyti ishte i lidhur me situatën e Europës dhe Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore; Supercikli i tretë ndodhi me kërkesën energjetike të viteve ‘70; Supercikli i fundit është ai i pas viteve ‘90, me industrializimin e shpejtë të Kinës, e cila arriti kulmin në vitet 2003-2008, ku çmimet e produkteve të lartë përmendura, u rritën me më shumë se 50%. 

COVID-19 ishte vetëm arsyeja e fillimit të këtij “supercikli” të ri. Një gjë është mëse e qartë dhe besoj se kjo do të quhet “trazicion i gjelbërt”. Mjafton të dëgjosh planet ambicioze për mbrojtjen e natyrës në USA, apo planin “Next Generation” të EU, apo përpjekjet e Kinës për të qenë CO2 neutral, dhe kupton që kërkesa për lëndët e para do të rritet në forma të tjera për të ndërtuar infrastruktura të reja për energjinë. Disa industri metalesh si ajo e bakrit, aluminit apo e kobaltit, po përgatiten për një 10 vjeçar të shkëlqyer.

Cilët janë faktorët kryesore të kësaj krize?

Situata gjeopolitike dhe ajo financiare ngre një sëre pyetjesh, të cilat akoma nuk mundësojnë një parashikim analitik rezultatesh dhe afatesh. Pyetje të cilat në vetvete mbartin edhe faktorët që kanë krijuar këtë krizë janë: 

Çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë? Do të zgjerohet? Do të bëhet më intensive? Do të ndalojë?

Si do të shkojnë marrëdhëniet Amerikë-Kinë? A v do të gjejnë ata vallë një gjuhë komunikimi?

Çdo të ndodhë me sistemin financiar botëror? A  do të jetë ngritja e përqindjes së interesit, ajo që do të ulë inflacionin? Bota njeh edhe shembuj. Në vitet ‘70, nga ngritja e normës së interesit, shtetet e dobëta ekonomikisht kane falimentuar plotësisht.

Besoj se shumica e mban mend krizën financiare të vitit 2008 dhe gafat e Bankës Qendrore Europiane, ku vende si Greqia, Irlanda, Spanja, Portugalia, madje dhe Italia kaluan gati në gjendje shoku.

• Kërkesë shumë e lartë e tregut pas izolimit të COVID-19, sidomos nga tregu kinez.

• Problemet e përditshme logjistike, apo siç quhet ndryshe çrregullimi i “supply chain”

• Spekulacionet e ndryshme me produktet në treg.

Ajo qe unë vazhdoj të theksoj, është që printimi i parave dhe hedhja e tyre në treg për të mbajtur në këmbë ekonominë, është gabimi më i madh që ka ndodhur në 2 vitet që lamë pas. Ky veprim vetëm se e vonon krizën dhe rrit dallgët e oqeanit.

Pas një veprimi të tillë, e vetmja gjë që do të ndodhë, është rritja e falimentimeve, varfëria dhe polarizimi i mëtejshëm i shoqërisë. Vendet e pasura morën kredi gjatë periudhës së Covidit kundrejt një interesi prej rreth 0%, kurse vendet e varfra paguajnë 5-10 % ose nuk janë në gjendje të kreditohen.

Cilat do të jenë pasojat e kësaj krize që ne po përjetojmë?

Efektet negative të krizës janë si një emërues i përbashkët mbarëkombëtar. Sot të gjitha vendet po hasen me pothuajse të njëjtat probleme. Konkretisht jemi në kushtet e një çglobalizimi të thelluar. 

Tensionet e mëtejshme gjeopolitike, mungesa e fuqisë punëtore dhe si rezultat rritja e rrogave, pabarazia sociale dhe një polarizim i mëtejshëm në të pasur e të varfër, ku të pasurit do të pasurohen akoma më tepër, rritja e pagave nuk do të mbulojë dot inflacionin, rritja e detyrimeve financiare nga individët dhe kompanitë, mungesa e “cash flow”, falimentimet, rritja e papunësisë dhe e varfërisë, janë rezultate të pranishme në mbarë botën. 

Kudo flitet për problematikat, por askush nuk jep rrugëzgjidhje. Qarkullojnë teori nga më të ndryshmet, por asnjëra nuk kap thelbin e çështjes. Cilat janë disa nga masat që do të ndihmonin në zbutjen e krizës z. Lekaj? 

Mbi të gjitha ne shpresojmë nëpërmjet bisedimeve, gjetja e rrugëzgjidhjes për ndalimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë është  prioritare.

Gjetja e një gjuhe të përbashkët Amerikë-Kinë dhe riaktivizimi i bisedave brenda G20, ulja e tensioneve gjeopolitike, rritja e normës së interesit brenda një limiti të kontrollueshëm dhe shkollimi dhe edukimi i gjeneratës së ardhshme,  në bazë të studimeve dhe orientimeve të karrierës dhe tregut të punës, do të ishin pritshmëritë e radhës për një treg më të koordinuar, duke parandaluar rreziqe më të mëdha.  E megjithatë “supercikli” ekonomik do të bëjë punën e vet. Ekonomia e tregut do të kërkojë një formë të re të kapitalizmit

Tags: Ardian LekajDhoma e Biznesit te DiasporësEkonomia shqiptarekryetar
Shkrimi Paraardhës

Lira Gjika apel mësueseve dhe prindërve: “Kaq e vështirë është ta nxitni një fëmijë të besojë te vetja?”

Shkrimi Pasardhës

Shkrimtari Virgjil Muçi rrëfen gjenezën e romanit më të ri: “Zuri fill me pretenciozitetin për të shkruar një roman metaforë, një roman që të shfrynte një duf…”

Shkrime të Tjera

Ardian Lekaj: “The Gateway to South East Europe”, shansi që ofron rritje ekonomike, qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirje
Analiza

Ardian Lekaj: “The Gateway to South East Europe”, shansi që ofron rritje ekonomike, qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirje

30 Korrik, 2024
Ekonomia globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie
Analiza

Ekonomia globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie

22 Mars, 2023
2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*
Analiza

2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

22 Mars, 2023
Nga 1 janari 7000 bizneseve u duhet ta blejnë në treg të lirë energjinë. Shoqatat e biznesit në vend kundërshtojnë vendimin
Ekonomi

Nga 1 janari 7000 bizneseve u duhet ta blejnë në treg të lirë energjinë. Shoqatat e biznesit në vend kundërshtojnë vendimin

22 Dhjetor, 2021
DIASPORA/ “Sot ne kemi rreth 3500 të regjistruar. Nëse këta bëhen 350.000, jam i sigurt  që do shihen ndryshe nga të gjitha palët”. Bisedë me kreun e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj
Analiza

“Covid-i dhe kriza ekonomike, çfarë na pret?”, nga Ardian Lekaj

19 Gusht, 2021
DIASPORA/ “Sot ne kemi rreth 3500 të regjistruar. Nëse këta bëhen 350.000, jam i sigurt  që do shihen ndryshe nga të gjitha palët”. Bisedë me kreun e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj
Intervista

DIASPORA/ “Sot ne kemi rreth 3500 të regjistruar. Nëse këta bëhen 350.000, jam i sigurt që do shihen ndryshe nga të gjitha palët”. Bisedë me kreun e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj

14 Prill, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Kritiku britanik i arkitekturës fshikullon kullën si fytyra e Skëndërbeut: “Me gjasa, në fund do t’i shëmbëllejë Ramës, që dalëngadalë po i jep vetes pamjen e heroit kombëtar”

    15 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In