• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Intervista

Shkrimtari Virgjil Muçi rrëfen gjenezën e romanit më të ri: “Zuri fill me pretenciozitetin për të shkruar një roman metaforë, një roman që të shfrynte një duf…”

nga MetropolPost
14 Shtator, 2022
në Intervista, Libraria
Shkrimtari Virgjil Muçi rrëfen gjenezën e romanit më të ri: “Zuri fill me pretenciozitetin për të shkruar një roman metaforë, një roman që të shfrynte një duf…”
5
SHPERNDARJE
166
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Intervistoi Albana Nexhipi Lekaj

MetropolPost.al: Së pari një pyetje klishe: si ju lindi ideja për ta shkruar këtë libër?

Virgjil Muçi: Për hir të së vërtetës nuk është aspak një pyetje klishe, të paktën jo në rastin e këtij romani për të cilin po flasim. Ideja e tij u ngjiz ndryshe nga gjithçka tjetër që kam shkruar deri më sot, çka, për rrjedhojë, kërkonte edhe një regjistër të ri narrativ, një teknikë ndryshe të shprehuri. E gjithë kjo histori zuri fill me pretenciozitetin për të shkruar një roman metaforë – të gjithë shkrimtarët në një mënyrë ose një tjetër janë pretenciozë në atë që shkruajnë, apo jo? – një roman që të ngërthente në vetvete një histori biblike – të gjithë vendet në historinë e tyre, të mëdhenj ose të vegjël qofshin, e kanë diçka të këtillë – shkurt e shkoqur, një roman që të shfrynte një duf. E në gjykimin tim, nuk ka duf më të madh për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend sesa procesi i integrimit në Bashkimin Europian, proces i nisur prej afro tridhjetë vjetësh dhe që sot, ndoshta më fort se kurrë, ngjan sikur ka hyrë në një qorrsokak. Por, lypset theksuar në këtë pikë, këtë herë jo për faj tone. E kështu, një mbrëmje, koha kur zakonisht ulem e shkruaj, e kapa veten gafil duke shkruar një roman politik sepse në thelb i tillë është.

Diku te “Manastiri i Parmës” Stendali shprehet: “Politika në një vepër letrare është si një e shtënë me pisqollë në mes të një koncerti; diçka e trashë, së cilës s’kemi si të mos ia kushtojmë, megjithatë, vëmendjen tonë”. E pra, synimi ku rrihja e rrah me këtë roman ishte dhe është të shkreh një pisqollë në mes të koncertit dhe, do të shtoja unë, edhe shisheve të shampanjës që, metaforikisht, hapen gjithë pohë e bujë prej politikës. Së pari, për të theksuar që ne shqiptarët jemi tmerrësisht të vonuar në këtë proces jetik – unë për vete nuk arrij të shquaj diçka më strategjike dhe të rëndësishme për të ardhmen e vendit – dhe, së dyti, të nxirrja në pah absurdin e burokracisë europiane, asaj të institucioneve të Brukselit në veçanti. E këtu vijmë te pyetja juaj e dytë…

MetropolPost.al: A kishit të vështirë ta ngjiznit alegorinë mes Bibliotekës Universale dhe institucionit të BE-së? Emrat e komisioneve të BU-së pastaj… Ju ka munduar i tërë procesi?

Virgjil Muçi: Jo, aspak. Duke qenë se ngjashmëria midis Bibliotekës Universale – BU-së – kësaj krijese fantazmagorike dhe Bashkimit Europian – BE-së – çuditërisht është jashtëzakonisht e madhe. Dy krijesa mastodontike që, në një çast të caktuar të historisë, ngjajnë sikur e kanë humbur fillin, misionin për të cilin u krijuan dhe erdhën në jetë, vizionin dhe perspektivën pa të cilën nuk mund të kenë të ardhme. Më lejoni të rikujtoj këtu se struktura të tilla nuk mund të jenë peng i mediokritetit burokratik të teknokratëve dhe as i meskinitetit të interesave nacionale, qoftë edhe atëherë kur vijnë nga vende të mëdhenj e me tradita të shkëlqyera; madje do të thosha sidomos atëherë kur vijnë nga këto vende shembulli i të cilëve ka frymëzuar e frymëzon jo vetëm bashkëkombasit e tyre, por edhe të tjerët. Emrat e përveçëm, si të shteteve ashtu edhe të individëve, janë krejt të papërfillshëm për gjithë këtë proces gjeo-politik që e ka shndërruar hartën e Europës si asnjëherë tjetër në historinë e vet.

MetropolPost.al: Keni pasur referenca politike ndërkaq? Cilat kanë qenë, nëse mund të na i thoni? Hera-herës më dukej sikur shihja Ramën dhe ndihmësin e tij Fugën…

Virgjil Muçi: Jo, jo, në romanin tim nuk ka referenca politike, por vetëm letrare. Më lejoni t’ju shpalos një sekret të vogël që, në thelb, nuk është hiç i tillë për njohësit e mirë të Republikës së Letrave. I pari është Kafka mjeshtri i absurdit, i cili më mirë se kushdo tjetër na ka dhënë të kuptojmë absurdin e jetës dhe të realiteteve ku jetojmë, çka, pas çdo gjase, nuk ndryshon nga vendi në vend dhe koha; I dyti është Borhesi, dijetari universal, ustai i labirintheve që më shkokliti misteret e Bibliotekës Universale. Mendoj që këto dy referenca mjaftojnë.

MetropolPost.al: Lë mbresa në libër qesëndia sa u takon fjalëve të huaja, përdorur vend e pavend në ligjërimin publik shqiptar në fakt. Keni dashur të jepni në roman mesazhin se kush i përdor të tilla me pandehmën për t’u dukur intelektual, duket qesharak në fakt?

Virgjil Muçi: Nuk besoj se është qesëndi, por dhimbje e brengë për gjuhën që, për fat të keq, bjerret ditën me diell, faqebotës. Por, mirë e keni, ndoshta dhe ca qesëndi, po për veten dhe për ca donkishotë të tjerë si puna ime që majë Rosinantit të tyre – lexo, iluzioneve që ushqejnë – mendojnë që letërsia e shpëton botën. Edhe pse, thënë shkoqur, në mos ta shpëtojë është e sigurtë që e ndryshon botën dhe, duke e ndryshuar diçka, ti e bën më të bukur.

MetropolPost.al: Shqipja që ju artikuloni në krijimet tuaja është mbresëlënëse. Si keni mundur ta ndërtoni një leksik të tillë?

Virgjil Muçi: Do të më duhej të flisja gjatë për ta shtjelluar siç duhet këtë temë që e kam për zemër. Por druaj se do të bëhesha i mërzitshëm, ndaj po përmend vetëm një instrument të mrekullishëm që më ka shërbyer përgjatë gjithë këtij rrugëtimi. Ky instrument, magjik do të thosha, është përkthimi. Përkthimi dhe krijimtaria letrare tek unë kanë shërbyer sipas parimit të enëve komunikuese, të cilat marrin e japin me njëra – tjetrën, ushqehen e pasurohen në mënyrë të ndërsjellë. Të jem i çiltër me ju, nuk e di nëse gjuha ime – dhe këtu kam parasysh jo vetëm leksikun – si dhe teknika e të shprehurit do të ishte ajo që është sikur të mos kish qenë përkthimi. Jam i sigurt që, edhe pse fshehurazi syve të botës, uni im letrar i heq kapelen e i përkulet gjithë respekt unit të përkthyesit ngase i dyti, jo rrallëherë, ka sakrifikuar për të parin.

MetropolPost.al: Prisni lëvdata apo qortime nga “institucionet elitare” për këtë libër?

Virgjil Muçi: Për të parat nuk jam dhe aq i sigurtë – e kur shkrimtarët kanë pritur e presin lëvdata prej institucioneve të kështuquajtura elitare, ndërsa për të dytat shpresoj e uroj të mbërrijnë një ditë prej ditësh, duke qenë se, ju siguroj se do të tingëllojnë si muzikë në veshët e mi.

©MetropolPost.al/Ndalohet botimi pa cituar burimin

Tags: Albana NexhipiAlbana Nexhipi LekajintervisteintervistoiMetropolPost.alromani "BuVirgjil Muci
Shkrimi Paraardhës

KRIZA EKONOMIKE/ Ardian Lekaj “Kjo që po ndodh sot, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një ‘supercikli'”

Shkrimi Pasardhës

Vladimir Putin nuk do të ftohet në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë. Shkak lufta në Ukrainë

Shkrime të Tjera

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset
Horoskopi

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin
Bota

Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

18 Mars, 2026
EDITORIAL/ Gratë janë të mrekullueshme! Nga Albana Nexhipi Lekaj
Editorial

Shpulla nxënësve? Jo, më mirë kamera nëpër klasa, se sa një brez depresiv e të tredhur psikologjisht. Nga Albana Lekaj

27 Shkurt, 2026
Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur
Bota

Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

16 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!
Politikë

“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

22 Janar, 2026
Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët.  Administrata Trump favorizon elitat oligarkike
Ekonomi

Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët. Administrata Trump favorizon elitat oligarkike

20 Janar, 2026
Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin
Analiza

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri
Debati

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Ndahet nga jeta Dr. Sazan Gabrani, njeriu që kontribuoi në përgatitjen e qindra mijëra mjekëve në Shqipëri

    17 shpërndarje
    Share 7 Tweet 4
  • Tru viçi ‘alla milaneze’

    44 shpërndarje
    Share 18 Tweet 11
  • Ndahet nga jeta Eric Dane, ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

7 Prill, 2026
Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

7 Prill, 2026
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

7 Prill, 2026
Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In