Qeveria shqiptare ka ngritur sot simbolikisht flamurin e Evropës përpara selisë së kryeministrisë. Në fjalën e rastit, kreu i qeverisë Rama falenderoi përfaqësitë e huaja diplomatike në vend për punën e bërë deri në në këtë ditë, duke theksuar se tashmë rrugabëhej edhe më e vështirë, për hir të normave, rregullave dhe vlerave europiane që duhen zbatuar tani e tutje.
Ngritja e flamujve sot, tha Rama në fjalën e tij, shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetwm në marrëdhënie me BE-në, por edhe me të ardhmen e saj me institucionet, liritë, të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtimin. Por ky moment, shënon gjithashtu edhe ngritjen edhe në një nivel tjetër detyrimesh të qyetarit shqiptar, me vlerat parimet stanartet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës evropiane.
Kreu i qeverisë nuk la pa shigjetuar në fjalën e tij opozitën, duke e perifrazuar situatën e saj me terma që i referoheshin më së shumti të shkuarës së historisë shqiptare.
Do të doja që këtu të ishte edhe opozita, jo thjesht se gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë, mban vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri marrwdhënies së Shqipërisë me Evropën, natyrshëm kërkon edhe një nivel të ri të marrëdhënieje mes qeverisë me opozitën, mirëpo sot për sot opozita ndodhet në një hendek të madh, mes një pjese të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e marrëdhënieve të BE, me Shqipërinë, që nga korrupsioni domethënës, tek minimi i demokracisë, e cila ndryshon nga e para vetëm për faktin se nuk është damkosur si e padëshirueshme për partnerët tanë kombëtarë, dhe këta të dytët, edhe kur i fton nuk të vijnë se kanë frikë nga të parët, kështu që hë për hë, do të bëjmë siç kemi bërë gjithmonë, se tjetër gjë nuk bëjmë dot edhe po të duam.
Në fjalën e tij Rama nuk la pa falënderuar edhe përfaqësuesit e shkuar diplmatikë, si Donald Lu, Romana Vlahutin, apo Luigi Soreca, të cilëve u atribuoi një përqindje të mirë të mundit drejt kësaj dite.
Rama po ashtu ftoi edhe anëtarët e qeverisë të përkushtoheshin edhe më shumë, duke u kthyer në një burim zgjidhjesh për problemet në Shqipëri.
“Se o do jemi zgjidhje, ose do jemi ne problemi”, tha mes të tjerave Rama, duke e cilësuar ditën e hapjes së negociatave si një ditë historike për Shqipërinë, e cila u hap shqiptarëve udhën drejt paqes dhe sigurisë, aq të kërkuar përgjatë shekujve.