E hënë, 19 Tetor, 2026
Bota

Përplasjet në Francë/ Vance: “Çështjet e imigracionit dhe asimilimit janë shkaqet rrënjësore”

· 3 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Në një postim në platformën X, Zëvendëspresidenti i SHBA-së deklaroi se “liberalët perëndimorë kanë importuar Botën e Tretë në Francë dhe në vende të tjera, në emër të diversitetit dhe dhembshurisë.”
Franca po përjeton orë tensioni ekstrem, ndërsa protestat kanë shkaktuar trazira të përhapura në kryeqytet dhe në qytete të tjera të mëdha – nga Lioni dhe Bordoja, e deri te Marseja dhe Limozhi.

Ministri francez i Brendshëm, Laurent Nuñez, njoftoi se 1,800 persona janë ndaluar në Paris – një shifër që autoritetet e cilësojnë si rekord. Protestat, të organizuara për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës dhe për të vënë në pah dështimet në sistemin arsimor, kanë mbledhur qindra mijëra pjesëmarrës në mbarë vendin. Në disa qytete – përfshirë kryeqytetin, ku një protestues humbi jetën pas një emergjence mjekësore – demonstratat janë shoqëruar me përplasje me forcat e rendit, zjarre dhe plaçkitje dyqanesh. Kryeministri Lecornu ka mbledhur një njësi krize. Ndërkohë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në një prononcim për CBS News, sugjeroi se “çështjet e imigracionit dhe asimilimit” qëndrojnë në rrënjët e dhunës.

“Liberalët perëndimorë kanë shpërfillur çështje thelbësore.

Mobileri

” Në një postim në X, Vance shpjegoi se “liberalët perëndimorë e kanë sjellë ‘Botën e Tretë’ në Francë dhe në vende të tjera, në emër të diversitetit dhe dhembshurisë. Ata i shpërfillën çështjet thelbësore, si asimilimi dhe përputhshmëria. Ata u paralajmëruan se do të arrihej në këtë pikë, por refuzuan të dëgjonin.” Teksa shpërndan një video dramatike që tregon bashkinë e qytetit të Limoges në flakë, zëvendëspresidenti shtoi se lutet “që Franca — një vend i mrekullueshëm, shtëpi e njerëzve të jashtëzakonshëm — t’i japë fund kësaj çmendurie, përpara se më shumë monumente të saj të përfshihen nga flakët. Dhe shpresoj që amerikanët të jenë duke bëjnë kujdes: kjo është e ardhmja që demokratët e Kongresit duan për vendin tuaj.”

Sipas BFM TV, duke iu referuar një raporti të policisë, “një person vdiq si pasojë e një arresti kardiorespirator.” Ndërkohë, Ministri francez i Brendshëm, Laurent Nuñez, njoftoi — siç raportohet nga agjencia e lajmeve AFP — se numri i personave të ndaluar gjatë protestave ka arritur në 1.800.

Mblidhet njësia e krizës:

Sébastien Lecornu ka mbledhur një njësi ndërministrore krize, e cila do të takohet në orën 19:00 në Matignon, selia e qeverisë franceze. Në një postim në X, ministri francez i Brendshëm, Laurent Nunez, theksoi se, ndonëse “demonstrimi është një e drejtë themelore”, “nxitja e trazirave përmes dhunës dhe në mënyrë të koordinuar nuk është e tillë”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top