E martë, 1 Shtator, 2026
Vendi

Marleen Monster, ambasadorja e re e Hollandës në Shqipëri

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ditën e djeshme, ambasadorja e re e Hollandës në Shqipëri, ka dorëzuar zyrtarisht letrat kredenciale presidentit të vendit Bajram Begaj, duke shënuar kështu fillimin e mandatit të saj si ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri.

Nga informacionet, ambasadorja Monster e njeh mirë Shqipërinë, pasi ka shërbyer në Tiranë në fillim të karrierës së saj diplomatike. Pothuajse njëzet vjet më vonë, ajo rikthehet në një rol të ri, me shumë gjëra të reja për të zbuluar në një vend që dikur ka qenë shtëpia e saj.

Karriera
Pozicionet
2026 – në vazhdim
Ambasador në Tiranë, Shqipëri

2022 – 2026
Drejtues i Sektorit për Procesin e Paqes në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, Departamenti për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

2019 – 2022
Anëtar i Ekipit Drejtues, Departamenti për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut

2016 – 2019
Këshilltar Politik pranë Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Sahel-in, Bruksel

Filloi punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2001; ka shërbyer në Tiranë (Shqipëri) dhe Bamako (Mali) dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme në selinë qendrore.

Arsimi

1997
Universiteti i Amsterdamit: Ekonomi e Përgjithshme

Pjesë e
Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministrisë

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top