Është përuruar ditën e djeshme hapja e pikës kufitare Shishtavecë-Krushevë mes Shqipërisë e Kosovës, e cila tashmë do të qendrojë e hapur 24 orë radhazi.
Në fjalën e tij ministri i Punëve të Brendshme Blendi Çuçi tha se të dyja zonat kishin një traditë të gjatë turizmi e se hapja e kësaj pike doganore sillte lehtësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Hapja e kësaj pike kufitare Shqipëri-Kosovë, është pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara nëntorin e shkuar, në kuadër të nje bashkëpunimi më të fortë Shqipëri-Kosovë.
Së shpejti pritet edhe finalizimi e zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar.