
Teksa debatet e shumta pushtuan rrjetin dje, mbi disa foto të bëra publike nga plazhi i Hamallajt, ku një rrjedhë uji i ndotur shkonte në det, mes komenteve të shumta spikaste ai i inxhinierit Elvis Kristo, i cili teksa pohon qartë se Lalëzi ka sistem të trajtimit të ujërave të ndotura, pyetjet që duhen bërë janë a ështwë ai funksional dhe a ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar ndërtimet që kanë pushtuar Lalëzin.

Sa më poshtë, shënimi i plotë i tij, i marr prej një komenti që ai e bënte poshte fotove të publikuara
“Fotoja tregon qarte piken e shkarkimit te kanalit te hidrovorit, qe teorikisht shkarkon ujrat e kullimit dhe te reshjeve, jo ujrat e zeza te trajtuara. Tek ky kanal jane bere studime nga agjensi te huaja dhe jane gjetur tregues ndotjeje, perfshire enterokoke intestinale, por rezultatet e analizave nuk tregojne nje shkarkim masiv te ujrave te zeza te patrajtuara.

Lalzi ka nje sistem trajtimi te ujrave te ndotura, me impiant trajtimi dhe 4 stacione pompimi, qe eshte vene ne funksion qe prej vitit 2022. Ky sistem ka piken e vet te shkarkimit, e ndryshme nga kanali i hidrovorit. Nga ana tjeter, KLSH ka konstatuar se autoriteti qe administron sistemin nuk ka dorezuar raportet e vetemonitorimit te Lalzit ne AKM qe prej marrjes se lejes mjedisore ne 2023. Pra ketu ka nje problem real transparence dhe monitorimi qe duhet sqaruar.
Per mua pyetjet qe duhet te beje jane:
A ka ndertime te reja qe nuk jane lidhur me sistemin e trajtimit te ujrave te ndotura dhe qe mund te jene duke shkarkuar ne kanalet qe perfundojne te hidrovori?
A eshte sistemi i trajtimit aktualisht funksional dhe a ka kapacitet te mjaftueshem per popullsine dhe ndertimet qe jane bere ne zonen Hamallaj–Gjiri i Lalzit?
A ka pasur probleme me kapacitetin apo funksionimin e sistemit dhe, nese po, a lidhen investimet e bera ne korrik 2026 me rritjen e kapacitetit apo kryesisht me rehabilitimin dhe sigurine e funksionimit te hidrovorit?”


