E enjte, 4 Qershor, 2026
Kulturë

Fati i trishtë i shkrimtares Marianë Satrapi. Vdes prej dëshpërimit në moshën 56 vjeçare

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Autorja dhe ilustruesja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur më së miri për librin dhe filmin “Persopolis”, ka vdekur nga “trishtimi”. Kjo është deklarata bërë prej shoqëruesëve të saj, të cilët theksojnë se Marianë Satrapi vdiq nga trishtimi pak më shumë se një vit pas vdekjes së të Mattias Ripa, bashkëshortit të saj.

“Marjane Satrapi vdiq nga trishtimi pak më shumë se një vit pas vdekjes së Mattias Ripa, bashkëshortit të saj dhe dashurisë së jetës së saj”, thanë anëtarët e familjes së saj, në një deklaratë dërguar AFP-së.

Bashkëshorti i Satrapit, një producent, aktor dhe skenarist suedez, vdiq më 8 prill të vitit të kaluar.

Satrapi, një kritike e hapur e qeverisë teokratike të Iranit, mbërriti në Francë në vitin 1994 dhe mori shtetësinë franceze në vitin 2006.

Vepra e saj “Persopolis” rrëfen historinë e jetës së hershme të Satrapit në Teheran, duke luftuar nën kufizimet e vendosura nga udhëheqja islamike e Iranit, pas revolucionit të vitit 1979, përpara se të dërgohej në Evropë nga prindërit e saj, për të filluar një jetë në mërgim. Vitin e kaluar, ajo refuzoi çmimin francez të legjionit të nderit për shkak të “hipokrizisë” së vendit në marrëdhëniet e tij me Iranin, duke përmendur politikat franceze të vizave që pengonin disidentët të largoheshin nga Irani për në vendin evropian.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top