Është dënuar me 9 vjet burg kundërshtari më i fortë i presidentit rus Alexey Navalni.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas së cilave, pas deklarimit të dënimit të Navalnit, njoftojnë edhe për arrestimin e dy avokatëve të tij Olga Mikhailova e Vadim Kobzev, menjëherë pas mbarimit të seancës.
Sipas gjykatës Navalni u dënua për fyerje ndaj trupit gjykues dhe mashtrimit, ndërkohë që sipas përkrahësve të Navalit në Perëndim, akuzat ndaj tij janë të fabrikuara, me qëllim asgjësimin e tij. Mësohet se menjëherë pas dënimit, Navalni ka deklaruar se Putin e ka frikë vetëm një gjë: të vërtetën!