Ashtu siç edhe është bërë publike, gripi i shpendëve është tashmë i pranishëm në Shqipëri, pavarësisht se dyshimet për ekzistencën e tij, fillimisht u mohuan prej Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i cili deklaroi se ngordhja e 200 kokëve shpezëve në Durrës, kishte ardhur si pasojë e sëmundjes së laringotrakeitit infektiv në shpendë.
Pas konfirmimit të gripit të shpendëve, AKVMB-ja ka nisur të shpërndajë edhe udhëzimet se çfarë duhet bërë tani me pulat që mund të preken nga këto sëmundje, e se si të mbrohemi që të mos infektohemi prej tyre, edhe nëse i konsumojmë ato.
Sipas AKVMB-së, Infulenca Aviare është një sëmundje virale me ngjitshmëri të lartë që nuk e vë në rrezik jetën e konsumatorit, nëse mishi dhe vezët gatuhen në më e e pakëta në 70 gradë celscius.
Sa më poshtë, edhe shënimi dhe videoja e plotë e AKVMB-së me këshillat
Influenca Aviare (IA) është një sëmundje virale me ngjitshmëri të lartë, që prek një sërë speciesh të shpendëve shtëpiake, si dhe zogjve që mbahen si kafshë shtëpiake dhe atyre të egër në sistemin e frymëmarrjes, tretës dhe/ose atë nervor. Ajo shkaktohet nga Virusi i Influencës i Tipit A.Influenca Aviare njihet ndryshe dhe si “Gripi i Shpendëve” dhe nuk e vë në rrezik shëndetin e konsumatorit, nëse mishi apo vezët gatuhen në mënyrën e duhur. A mund të transmetohet influenca aviare te njeriu nëpërmjet ushqimit?Në këtë video do të gjeni informacionin e duhur dhe praktikat e rekomanduara të higjienës që duhet të ndjekë konsumatori, lidhur me trajtimin/përgatitjen e mishit të shpendëve ose vezëve.