E premte, 29 Maj, 2026
Lajme

Rama jep shpjegime për prishen e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”: “Nuk e prishi qeveria, fasada mbetet njësoj”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

I pyetur në emisionin Opinon të Blendi Fevziut mbi prishjen e maternitetit të vjetër “Mbretëresha Geraldinë”, Rama u përgjigj se maternitetin nuk e prishi qeveria, por tërmeti. Sipas raportit teknik tha ai, prishjet qenë në nivelin D, pra niveli që kërkonte rikonstruktim emergjent.

Fasada do mbetet e pandryshueshme, tha Rama.  Gjurma e monumentit në variantin e ri rikthehet, materiali i tullës ruvendoset siç u bë në rastin e Bankës, dhe shtohet një komponent që s’është e asaj kohë, pjesa me xham, por që i duhet kohës se është utilitare. Prishja nuk u bë sa hap e mbyll sytë. U bë një garë publike për atë objekt, mbaroi gara, nisi puna e rindërtimit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top