E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Gjadër/ Niset anija me emigrantë prej Brindizit. Transferohen në Shqipëri edhe 40 tjerë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është nisur ditën e sotme nga Brindizi në Gjadë një tjetêr anije me emigrantë. Sipas mediave italiane në bordin e saj ndodhen 40 persona, të cilët janë transferuar pas miratimit të dekretit të 28 marsit.

Anija e Marinës Libra u nis nga Brindisi me 40 emigrantë të destinuar për në Gjader në qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit në Shqipëri të ngritur nga qeveria italiane.

Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme mbërritur në CPR-në e Brindizit në Restinko ditët e fundit, për të cilët qeveria italiane ka rregulluar transferimin në objektin në Shqipëri.

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e tyre në një CPR (qendër pritjeje dhe riatdhesimi).

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top