E hënë, 1 Qershor, 2026
Kronikë

Arrestohen për mashtrim tri shqiptarë në Itali: ndihmonin njerëzit të kuroheshin falas nga tumoret

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Arrestohen në Torino të Italisë tri shqiptarë, të cilët akuzohen për mashtrim të shërbimit shëndetësor italian, në shumën mbi 1 milionë euro, falë një mekanizmi që u kishte mundësuar rreth 150 shqiptarëve, kryesisht me tumore, të kuroheshin falas, pa e pasur këtë të drejtë me ligj.

Sipas karabinierëve të Torinos, akti është kryer  nga dy gra shqiptare dhe birit të njërës prej tyre,  të  cilët punonin pranë qendrave ISI- Informacion, Shendet, Emigrant,  të Torinos dhe provincave.

Të tre akuzohen se kanë ngritur një mekanizëm për të mashtruar sistemin shëndetësor  italian, duke u lejuar bashkëkombësave të kuroheshin falas.

Sipas hetuesëve, gratë dhe djali, kanë shtrytëzuar nenin 35 të ligjit mbi emigracionin, i cili i lejon qytetarit që nuk është me dokumentacione të rregullta, të kurohet, kur e ka të pamundur nga varfëria. Me t’u  plotësuar kriteret, atyre u jepet një kod identifikues (STP- i huaj, përkohësisht i pranishëm) dhe kështu mund të kurohen falas në strukturat publike.

Sipas policisë së Torinos, dy gratë i ftonin qytetarët shqiptarë të bënin një deklaratë false mbi  datën e hyrjes në Itali, për mbi tre muaj, që të rezultonin si të parregullt. Ndërkaq, u thoshin të denonconin zhdukjen e dokumenteve, për të shmangur gjetjen e datës reale. Më pas, bëhej një deklaratë false varfërie, e cila i lejonte këta qytetarë të bëheshin pjesë e STP-së. Sipas karabinierëve italianë, hetimet e kryera mes shtatorit 2019 dhe tetorit 2020, dëshmojnë se 152 shqiptarë e kanë shfrytëzuar një mundësi të tillë për t’u kuruar falas në itali.

Policia dhe media italiane nuk japin sqarime nëse tri shqiptarët e kanë bërë këtë për qëllime përfitimi nga patriotët e tyre, apo për bamirësi e për t’u ardhur në ndihmë. Ndërkaq, lajmi i publikuar, e ka ndarë publikun italianë në dy pjesë, pjesa më e madhe e të cilëve, komplimentojnë tri shqiptarët për ndihmesën e dhënë patriotëve për t’u kuruar nga një sëmundje siç është tumorri.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top