E enjte, 4 Qershor, 2026
Lajme

Mesazhi që po qarkullon në rrjet këtë fillim shkolle: “Të dashur prindër, shpjegojuni fëmijëve se nuk ka gjë të keqe të veshësh të njëjtat rroba çdo ditë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një mesazh ndërgjegjësues për prindërit ka nisur të qarkullojë një ditë para nisjes së shkollës në rrjet. Sa më poshtë, MetropolPost, po e sjell të plotë:

Të dashur prindër,

Shkolla fillon së shpejti dhe mirë do ishte të uleshit me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe t’i shpjegoni atyre se:

1-Nëse një fëmijë tjetër është shumë i gjatë, shumë i shkurtër, i shëndoshë, i hollë, ka flokë kaçurrela, të zeza ose të kuqe apo cdo ngjyre tjeter, ka një ngjyrë tjetër lëkure dhe çdo tipar ndryshe nga ato qe shohin me shpesh, nuk duhet të tallen.

2-Nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat rroba dhe këpucë çdo ditë.

3- Shpjegojuni atyre se një çantë shpine e përdorur mbart të njëjtat ëndrra si një çantë shpine re!

4-Mos përjashtojnë askënd nga miqësia e tyre sepse janë të ndryshëm ose nëse nuk kanë të njëjtat aftësi si ju.

5-Ndihmojini që të mos fyejnë dhe nënçmojnë të tjerët dhe atë që të tjerët duan, vetëm sepse nuk ndajnë të njëjtën dashuri/mendim.

6-Shpjegojuni atyre se disa sjellje te caktuara te tyre lëndojnë gjithmonë dhe se ata shkojnë në shkollë për të mësuar, jo për të lënduar të tjerët.

7-Mësojini se si të jenë më të mirë, të dashur dhe të respektuar, me ata që rrinë larg grupit të klasës.

8-Mësojini ata të përfshijnë fëmijët që qëndrojnë dhe hane bukën e tyre(ndoshta pa asgjë)në kemb, në nje cep të shkollës apo klasës,për mos u parë nga shokët e tyre.

9-Kujtojuni atyre se ka rëndësi shumë komunikimi ,dhe se sjellja e tyre do të ndikojë për një botë më të mirë.

EDUKIMI FILLON NË SHTËPI!!!

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top