E dielë, 31 Maj, 2026
Sport

Lewis Hamillton braktis garën: rezulton i prekur me Covid-19

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Lewis Hamillton, nuk do të marrë pjesë në garën për Çmimin e Madh të Sakhir-it, për shkak se ka rezultuar i prekur me Covid-19, bëjnë të ditur në faqet e tyre zyrtare, Mercedesi dhe Formula 1. Sipas njoftimeve, kampioni botëror i Formula 1 ka rezultuar pozitiv ditën e djeshme.

Skuadra e Mercedesit sqaron se Hamillton qe zgjuar me simptoma ftohjeje dhe, njëkohësisht, kishte marrë vesh se dikush me të cilin kishte pasur kontakt përpara se të nisej për në Bahrain, kishte rezultuar i prekur me Covid-19.

35 vjeçari ëstë karantinuar, dhe, siç raporton ekipi i tij, është në gjendje të mirë, hiq ca ankesa të vogla nga ana e pilotit.

Hamilton është shoferi i tretë i Formula 1, që rezulton pozitiv me virusin korona.

Më përpara kanë qenë meksikani Sergio Pérez në gusht  teksa garonte për  Çmimin e Madh  të Silverstone dhe kanadezi Lance Stroll, pas marrjes së Çmimit të Madh Eifel në Gjermani.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top