E mërkurë, 17 Qershor, 2026
Bota

Spanja nis klonimin e pemëve: vlerë emocionale për banorët

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Instituti spanjoll për zhvillimin rural IMIDRA, ka nisur të klonojë pemët që u thyen apo u prishën nga stuhia e dëborës Filomena në janar. Në këtë mënyrë, shprehen ata, do ruhen ekzemplarët dhe pemët karakteristike, që kanë një vlerë emocionale për banorët.

Sipas kërkuesëve, është shumë e rëndësishmë të ruhen informacionet gjenetike të pemëve të vjetra, sepse në disa raste, ato u kanë mbijetuar ndryshimeve klimaterike, insekteve dhe  prishjes së gjetheve për më shumë se  një shekull.

Sipas burimeve të huaja, IMIDRA ka marrë rreth tridhjetë kërkesa nga bashkitë e vendit, për të klonuar rreth 100 lloje pemësh, përfshi edhe lisin e zakonshmën që gjendet rëndom në Spanjë, lendet e të cilit përdoren ende për të ushqyer derrat.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top