E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Ekzekutohet me azot të pastër, rasti i parë në botë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kenneth Smith u ekzekutua me nitrogjen të pastër në burgun Holman në Atmore, Alabama. Është hera e parë në histori që një dënim me vdekje kryhet me këtë metodë, e cila nuk është testuar kurrë më parë te njerëzit.

Drita jeshile për procedurën, planifikuar fillimisht për në orën 18:00 me orën lokale, që më pas u shty për më shumë se një orë, erdhi vetëm pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, e cila hodhi poshtë gjithashtu kërkesën e fundit të paraqitur nga avokatët e burrit, për të ndaluar ekzekutimin me anë të azotit.

Sipas asaj që u mësua, në dhomën ngjitur me atë ku u krye dënimi ishin të pranishëm pesë dëshmitarë, familjarë dhe miq të Smith.

I dënuari u detyrua të mbante një maskë përmes së cilës administrohej gazi: një procedurë që çon në vdekje nga mbytja. Burri u shpall i vdekur në orën 20:25 me orën lokale. Ky është rasti i parë në botë: pavarësisht se është përdorur në të kaluarën për të eutanazuar kafshët shtëpiake, kjo procedurë nuk ishte kryer kurrë te njerëzit.

Smith ishte dënuar me vdekje për kryerjen e një vrasjeje në vitin 1988, kur goditi për vdekje me thikë gruan e një predikuesi “.

“Sonte Alabama e kthen njerëzimin një hap prapa. Unë largohem me dashuri”, ishin fjalët e tij të fundit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top