Kur je tejet i sjellshëm, njerëzit presin automatikisht më shumë prej jush. Ky është një prej përfundimeve ku kanë mbërritur teoricienë të ndryshëm të fushës, të cilët, nëse ndiheni të lodhur nga fakti që ju marrin për të mirëqenë, ju këshillojnë të filloni të thoni menjëherë jo, duke renditur në shumciën e tyre, 10 motive pse duhet të rreshtni menjëherë së qeni supër i sjellshëm.
Së pari/ Njerëzit do rreshtin së përfituari prej jush. Kur mëson të vësh veten në vend të parë, nuk e ke aspak të vështirë t’u thuash “jo” njerëzve që përfitojnë prej teje. Duke vepruar kështu, nuk do bësh gjë tjetër vecse do largosh nga jeta jote njerëzit toksikë, që të kanë përdorur më së shumti për përfitime vetiake.
Së dyti/ Nuk do gëlltitësh më shumë sec je i aftë të përtypësh. Prioritetet e tua do të të ndryshojnë. Nëse ngadalëson ritmin dhe rresht së punuari më shumë sec duhet, do nisësh të vendosësh kufij të rinj dhe do të sigurohesh që ke një ekuilibër të shëndetshëm mes punës dhe jetës private.
Së treti/. Do të të marrin më seriozisht. Njerëzit do fillojnë të të respektojnë, sepse nuk ke frikë të ndash mendimet e tua, apo t’ju kthehesh kur të keqtrajtojnë. Nuk ke pse je dakord me të gjitha e për gjithcka, apo të kërkosh ndjesë vazhdimisht.
Së katërti/ Do fillosh të vësh në vend të parë nevojat e tua. Jo nevojat e të tjerëve përpara të tuave, sic keni bërë deri më tani, duke mos lejuar askënd të hyjë midis vlerave të tua, apo stërmundohesh duke argëtuar njerëz që nuk të japin atë për të cilën ti ke nevojë.
Së pesti/ Më në fund do kesh një jetë tënde! Kur nuk je shumë i zënë duke argëtuar të tjerët apo duke bërë gjëra për të tjerët, do jesh më në fund në gjendje të clodhesh e të shijosh jetën vetiake. Do kesh shumë herë më tepër kohë për veten dhe të dashurit e tu.
Së gjashti/ Mund të ndjekësh ëndrrat e tua. Nuk do të të interesojë më se cfarë mendojnë njerëzit apo të presësh konfirmimin e tyre, përpara se të bësh dicka. Do nisësh të besosh tek vendimet e tua dhe do realizosh qëllimet e tua.
Së shtati/ Do bëhesh një njeri më i lumtur. Me të mësuar t’i lësh të ikin njerëzit që nuk e meritojnë vëmendjen dhe mirësjelljen tënde, do të ndihesh më mirë e më në paqe me veten.
Së teti/ Do ndiheni më të sigurt në vetvete. Kur fillon të largosh njerëzit apo situatat që janë negative për ty, fillon të ndihesh më i fuqishëm. Vetëvlerësimi rritet dhe nuk vareni më nga të tjerët për t’u ndjerë i dobishëm.
Së nënti/ Nuk do kënaqeni më me pak. Do siguroheni të merrni më të mirën, sepse besoni vërtet që e meritoni. Nuk do t’i lejoni njerëzit t’ju marrin për të mirëqenë dhe do ta vlerësoni më tepër veten.
Së dhjeti/ Do rreshtni së qeni i ashpër me veten tuaj. Do ndalni krahasimin me të tjerët apo ti cilësimin e vetvetes si të pazotin. Do kuptosh që nuk duhet të bësh me se s’bën gjithcka si e duan të tjerët dhe se është shumë mirë të rrosh sipas ritmit tënd.