• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

    Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

    Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

    Kina/ Më pak fëmijë dhe më Shumë robotë

    Kina/ Më pak fëmijë dhe më Shumë robotë

    “Kam bërë gabime në jetë”/ Dëshmon 18 vjeçarja e cila u gdhi e vetëplagosur me armë

    “Kam bërë gabime në jetë”/ Dëshmon 18 vjeçarja e cila u gdhi e vetëplagosur me armë

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

Një roman për të udhëtuar në kohë e botë të ndryshme. (Shënime mbi “Tri jetët e zotit P.” të Virgjil Muçit)/ Nga Sonila Strakosha

nga MetropolPost
18 Nëntor, 2024
në Libra, Libraria
Një roman për të udhëtuar në kohë e botë të ndryshme. (Shënime  mbi “Tri jetët e zotit P.” të Virgjil Muçit)/ Nga Sonila Strakosha
2
SHPERNDARJE
55
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Ky shkrim është një përmbledhje e përjetimeve të mia pasi lexova “Tri jetët e zotit P.”.

Penën e Virgjil Muçit e kam zbuluar kur mora në dorë romanin “Vejusha e Dashuruar”, një libër  i cili më magjepsi për mënyrën si ishte ndërtuar e konceptuar, që nga ndarja e kujdesshme kronologjike e më pas për mjeshtërinë e përdorimit të fjalës, rrëfimit, përshkrimit. U habita, për shumë arsye, edhe kur mësova periudhën në të cilën ishte botuar për herë të parë në Shqipëri. Pas atij libri m’u rrit kurioziteti për të njohur më shumë punën krijuese të Virgjil Muçit.

Kuptohet që kur hapa faqen e parë të “Tri jetët e zotit P.”, pritshmëritë e mia ishin patjetër të larta dhe të them të drejtën nuk e dija a do të arrinte të më befasonte në të njëjtën mënyrë. E kisha të qartë që do të ishte një dimension krejt ndryshe dhe këtë gjë e preka sapo nisa leximin. Ndesha menjëherë në teknikën e një narrative bazuar te satira e fuqishme, ironia, sarkazma, të cilat në disa situata më bënë të qesh me zë e në të tjera të nënqesh me vete duke u thelluar patjetër në reflektim apo duke provuar edhe dhimbje. Ajo që më së shumti më befasoi ishte se rrëfimin (apo kallëzimin) siç shprehet shpesh autori nuk arrije dot ta parashikoje as nga rreshti në rresht jo më nga faqja në faqe; një meritë tjetër kjo për mua e mjeshtërisë së një rrëfimtari. Ndodh shpesh kur lexon diçka që jo vetëm ia kupton direkt vazhdimin por madje arrin të parashikosh edhe fundin. Në “Tri jetët e zotit P.” befasia të le pezull kureshtjen nga fjala e parë tek e fundit sepse ti shkon fare natyrshëm nga një ngjyrë e zbehtë te një e ndezur që gati të verbon, nga një përjetim në tjetrin e madje nga një botë në tjetrën dhe të duket në të njëjtën kohë aq natyrale që ti ke arritur deri aty por dhe aq e pabesueshme! Si është e mundur që shkove kështu pa kuptuar, çfarë lloj magjie të hodhi deri aty! Ishte një libër të cilin e përpiva me një frymë dhe sapo e përfundova më ngjau se i mora gjithçka kishte të më jepte. Disa ditë më pas kuptova se kisha nevojë ta rilexoja sepse doja të takoja emocione të njohura por që ndjeja do të shndërroheshin në diçka ndryshe, më të vetëdijshme, që do të më preknin me një dorë që tashmë njihja por dhe me përkëdhelje apo grushte të reja; dhe ashtu ndodhi.

Unë punoj në bibliotekë. Kur na vijnë fëmijë aty, për t’u nxitur dëshirën për parajsën e heshtur vetëm në dukje, siç më pëlqen mua ta quaj bibliotekën, u them fëmijëve që aty mund të udhëtosh në kohë, në hapësira të ndryshme, në jetë të ndryshme sepse këtë bën një libër, ai mund të jetë një makinë kohe. Lexoja “Tri jetët e zotit P. dhe nisa të buzëqesh sepse të njëjtat gjëra vetja ime po ia thoshte vetes. Ky libër më futi në labirinte përjetimesh befasuese me alegoritë e forta dhe satirën e cila që në fillim nis të ndërtojë një figurë sa komike aq dhe tragjike për atë çka përfaqëson por edhe për atë që arrin të krijojë me çdo gjë e rrethon. Dëshira dhe nevoja për të pasur nën kontroll gjithçka e vesh personazhin, ndër të tjera, edhe me paranojën e frikshme që përveç groteskut dhe absurdit të bën edhe të reflektosh mendueshëm sepse në ato nota grotesku ti lexon më shumë; aty përballë qëndron kërcënues rreziku i një marrëzie që është sa e maskuar aq dhe e dukshme ndonjëherë. Më pas, ndërsa jam duke qeshur me zë për një delir madhështie që arrin të marrë përmasa të papritura, kërkon të sundojë jo më një shtet por një planet, papritur dimensioni hapet, ndërrohet apo zëvendësohet dhe ti gjendesh në tjetër kontekst, je aty në një grimherë, siç shprehet autori me një mjeshtëri fjale, që dhe njëherë befason, dhe po aq natyrshëm ti hyn në një botë mitologjike, por nuk mjaftohesh me aq; aty brenda takon edhe figura moderne dhe përsëri të ngjan krejt normal ai fragmenti kur një varkëtar i nëntokës që tashmë i përket përjetësisë të kumton edhe për puron që ka pirë me Churchill-in e madje dhe për këshillat që ai i ka dhënë.

Ja një magji tjetër në këtë kallëzim.

Një ndërthurje unike, e pabesueshme por dhe krejt origjinale figurash, personazhesh, hapësirash, ndjesish.

Në këtë libër kam qeshur me zë, kam nënqeshur dhe papritmas jam rrënqethur, kam prekur dhimbje, kam mbajtur frymën pezull dhe më janë njomur sytë. Personazhi i Ofelisë, i përshkruar me aq ëmbëlsi por dhe me forcën shfaqur në kulmin e saj prej syve të ndezur nga e verdha e zjarrit, është pafajësia dhe brishtësia por edhe ulërima e tragjikes dhe absurdit të një populli. Është një lloj përmendoreje për sa e sa viktima ku me shkronja të ajërta, ashtu siç është dhe vetë personazhi i Ofelisë që lëshon erën e mirë femërore,  shkruhet “falje”, një fjalë që ende nuk është shkruar realisht në asnjë përmendore. Kjo fjalë më duket sikur del prej shpirtit të këtij libri me shkronja që enden lart, në pritje të zbresin e të prehen diku.

Ofelia është një ndër personazhet më të bukur që kam lexuar; një figurë që e bën më të plotë karakterin e zotit P. por në të njëjtën kohë me anë të romantikes, pafajësisë, forcës së dhimbjes, revoltës së saj, denoncon fort një absurd.

Dështimi i zotit P. në ndjenja dhe në marrëdhëniet njerëzore nuk haset vetëm në dështimin e jetës së tij familjare, ku duket që bashkëshortja, pikërisht atë, presidentin, e shpërfill si të mos ekzistonte, por mbi të gjitha edhe në dimensioni tjetër, në Hadë, ku dhe aty në emër të sundimit dhe pushtetit, lejon te fluturojë larg e humb për herë të dytë aromën e mirë të dashurisë së parë që të ngjit në kraharor dhimbjen e gërthitur nëpërmjet një fjalie të fuqishmë thënë aq butë nga Ofelia në nëntokë: “deri sa jeta të na ndajë”. Një Ofeli që përtej gjithçkaje ka bërë apo çdo trajte a pamjeje ka marrë, unë nuk mund veçse ta adhuroj për pafajësinë dhe forcën me të cilën kjo pafajësi denoncon.

Autori thotë që nuk do të japë mesazhe në këtë libër por vetëm të ngrejë pyetje. Mua më lindën shumë pyetje si atëherë kur buzëqesha dhe atëherë kur u emocionova nga habia apo dhimbja; por në këtë libër mora edhe mesazhin tim, që tek e fundit e lexova shkruar aty mes rreshtash.

E bukura dhe e shëmtuara, e mira dhe e keqja, janë dy anë të së njëjtës medalje, dhe kjo monedhë jemi ne. Me sa duket ajo që kemi mësuar deri tani nga historia, është se nuk kemi mësuar asgjë.

Tri jetët e zotit P. duhet lexuar jo vetëm për teknikën dhe fantazinë e narrativës letrare të cilën e ka të fuqishme por edhe për mesazhin që unë personalisht e kap të dukshëm. Libri për nga pasuria dhe bukuria e fjalorit të përdorur ngrihet edhe si një vlerë e gjuhës shqipe, e 3 3cila në situatën ku ndodhet ka tejet nevojë të përfaqësohet nga libra të tillë.

Përgjegjësi e madhe do të jetë për shkrimtarin kur pas “Tri jetët e zotit P.” do t’i duhet të nisë të shkruajë një tjetër libër.  

Tags: MetropolPost.alSonila StrakoshaTri jetet e zotit PVirgjil Muçi
Shkrimi Paraardhës

Pensionet, Hado: “Qytetarët jo më nëpër gjyqe. Mjafton një çertifikatë…”

Shkrimi Pasardhës

Shkolla “Fan Noli”/ Goditet me thikë një nxënës i 9-vjeçares

Shkrime të Tjera

Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur
Bota

Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

16 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!
Politikë

“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

22 Janar, 2026
Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët.  Administrata Trump favorizon elitat oligarkike
Ekonomi

Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët. Administrata Trump favorizon elitat oligarkike

20 Janar, 2026
Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin
Analiza

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri
Debati

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit
Lajme

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

9 Janar, 2026
Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”
Lajme

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

8 Janar, 2026
Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron
Bota

Kina i kërkon SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron

5 Janar, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    Horoskopi sipas shenjave për muajin Mars, nga Meri Gjini

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Ylli i Krishtlindjeve, si të kujdesemi për lulen klasike të festave

    12 shpërndarje
    Share 5 Tweet 3
  • Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç, ja urimi i saj

    16 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4
  • Ndahet nga jeta Eric Dane, ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta  Eric Dane,  ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

Ndahet nga jeta Eric Dane, ylli i serialit “Anatomia e Grejit”

20 Shkurt, 2026
Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

Pas deklaratave të Obamës, Trump gati të publikojë informacione mbi alienët

20 Shkurt, 2026
Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

Ushtarë nga pesë vende i bashkohen forcës paqeruajtëse në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria

19 Shkurt, 2026
Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

Vend pas vendi: ja pjesëmarrja e vendeve të BE-së në Bordin e Paqes të Trump

19 Shkurt, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In