Kanë mbërritur ditën e sotme edhe 25 mijë vaksina Sputnik, të cilat sipas ministres Manstriliu e shpin në 936 mijë numrin e vaksinave antikovid të mbërritura në Shqipëri.
Në fjalën e saj me rastin e ardhjes së tyre, Manastirliu u bëri apel qytetarëve të aplikonin në e-albania për të caktuar datën e vaksinës e po ashtu edhe të vazhdonin të ruajnë rregullat bazë nati-covid, si maskat në ambiente të mbyllura, larjen e duarve sa më shpesh e po ashtu dhe ruajtjen e distancave, në mënyrë që situata të vazhdonte të ishte në nivelet e sotme edhe më tej.