• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E martë, 7 Prill, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libraria

Janis Ricos, poezia dhe “Përmasa e Katërt”, nga Romeo Çollaku

nga MetropolPost
4 Maj, 2021
në Libraria
Janis Ricos, poezia dhe “Përmasa e Katërt”,  nga Romeo Çollaku
10
SHPERNDARJE
317
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Poeti i madh grek Janis Ricos flet sërish shqip. Kësaj  here janë dhjetë poema që rrëfejnë për vetminë, dashurinë, plakjen e trupit, përplasjet brenda ndërgjegjes së individit, për kujtesën vetjake dhe atë historike, që vijnë nën titullin “Përmasa e Katërt”. Në rrëfimin e tij mbi autorin, jetën e tij dhe “Përmasën e Katërt” përkthyesi i njohur Romeo Çollaku, sjell për të gjithë një identikit të jetës e  poezisë së Ricosit, e po aq edhe të natyrës së tij si poet, i cili sa depërton tek marrëdhëniet njerëzore, po aq zhytet edhe në qasjet politike.

 “Janis Ricos”, shkruan Peter Levi në Times Literary Supplement, “është poet i madh, nga ata të modës së vjetër. Krijimtaria e tij ka qenë jashtëzakonisht e pasur, jeta e tij heroike dhe e mbushur me ngjarje, zëri i tij mishërim i guximit kombëtar, ndërsa mendja aktive dhe e palodhur. Poemat e Ricosit, “ashtu të drejtpërdrejta dhe me sensin e tyre të ankthit, janë prekëse dhe dëshmojnë për guximin e një shpirti njerëzor në rrethana me të cilat pak prej nesh janë përballur ose do të kishin triumfuar, sikur të ishim përballur me to”, thekson Philip Sherrard në Washington Post Book World. Nëntë herë i nominuar për çmimin Nobel, Ricosi fitoi edhe çmimin Lenin për Paqen, vlerësimi më i lartë letrar në ish-Bashkimin Sovjetik, si dhe shumë çmime letrare nga e gjithë Europa Lindore, para se të shuhej në vitin 1990.

Romeo Çollaku, përkthyes i “Përmasa e katërt”

Vështirësitë dhe fatkeqësitë qysh në vitet e para të jetës së Ricosit, luajtën rol të madh në të gjitha shkrimet e tij. Familja e tij e pasur u rrënua financiarisht kur Ricosi ishte ende fëmijë dhe, menjëherë pas kësaj, babai dhe e motra humbën mendjen. Tuberkulozi i preku nënën dhe një vëlla më të madh e, më vonë, edhe vetë Ricosi, u mbyllën për disa vite në një sanatorium në Athinë. Poezia dhe lëvizja komuniste greke, u bënë forcat mbështetëse në jetën e tij. Meqë shkrimet e Ricosi ishin shpesh me natyrë politike, iu desh të duronte periudha persekutimi nga kundërshtarët politikë. Një nga veprat e tij më të famshme, Epitaf, një vajtim i frymëzuar nga vrasja e një punëtori në një grevë të madhe të përgjithshme në Selanik, u dogj nga diktatura fashiste, bashkë me libra të tjerë, në një ceremoni të mbajtur përpara tempullit të Zeusit në vitin 1936.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe shtypjes së Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare të Greqisë, Ricosi u internua për katër vjet në ishujt Lemnos, Makronisos dhe Agjio Efstratios. Librat e tij u ndaluan deri më 1954-n. Në vitin 1967, kur kolonelët e ushtrisë bënë grusht shteti dhe shtinë në dorë Greqinë, Ricosi u dëbua përsëri e më pas u mbajt në arrest shtëpie deri më 1970. Edhe këtë herë, veprat e tij u ndaluan.

Poemë nga “Përmasa e Katërt” e Janis Ricos, në shqip nga Romeo Çollaku

Poezia e Ricosit është herë haptazi politike, herë thellësisht personale, dhe shpesh në të gjenden personazhe nga mitologjia e lashtë greke. “Përmasa e katërt”, një nga veprat e tij më të gjata, e përkthyer tashmë edhe në shqip (përveç gjuhëve të tjera), përbëhet nga dhjetë monologë, që flasin për Agamemnonin e lashtë dhe shtëpinë tragjike të Atreut. I rrëfyer nga figura klasike si Persefona, Oresti, Ajaksi, Fedra dhe Helena e Trojës, Përmasa e katërt është një “libër i shkruar bukur… që përshkruan se çfarë ndodh kur dashuria, urrejtja dhe rivaliteti mes vëllezërve e motrave dalin jashtë kontrollit”, komenton Mary Fujimaki, recensuese në Stand, që gjithashtu thekson se “ngjyresa e veprës, entuziazmi, kalimi nga e kaluara në të tashmen, i bën historitë të duken më të njohura për lexuesit e kohëve moderne”.

Poemë nga “Përmasa e Katërt” e Janis Ricos, në shqip nga Romeo Çollaku

Shumë kritikë i konsiderojnë poemat më pak politike të Ricosit si krijimet e tij më të mira. George Economou, në një artikull për New York Times Book Review, shprehet se “në poemat e shkurtra, shumica e të cilave nuk janë haptazi politike, Ricosi shfaqet plot me të papritura. Ai vë në pah, dhe hera-herës lartëson, cilësitë enigmatike, irracionale, misterioze dhe të padukshme të përvojës.” Vernon Young në Hudson Review citon “dhuntinë e jashtëzakonshme të Ricosit… për t’i dhënë tingull dhe ngjyrë heshtjes, çastit që afron, qetësisë së ngurosur”. Në mënyrë të ngjashme, John Simoni vë në dukje atmosferën surreale në veprën e Ricosit. Në recensionin “Ricosi në parantezë” për revistën Poetry, Simoni shkruan: “Ajo që më duket e spikatur në lidhje me poezinë e Ricosit, është aftësia e tij për të ndërtuar struktura të jashtëzakonshme me elemente fare të zakonta, të pasforcuara – të nxjerrë surrealitetin nga realiteti.” Simoni shquan edhe vetminë në poezitë e Ritsos. Ai sqaron: “Ricosi është edhe një rapsod i përsosur i vetmisë, por i vetmisë së fisnikëruar dhe të kapërcyer. Poezi pas poezie, imazh pas imazhi, vetmia mbulohet me një humor të zymtë që fillon të zbusë pasojat e saj shkatërrimtare dhe e bën personazhin e poezisë fitimtar, një fitore si ajo e Pirros”. “Dinamizmi imagjinar, intensiteti lirik dhe shprehjet e mahnitshme gati surrealiste”, që karakterizojnë karrierën letrare shtatëdhjetëvjeçare të poetit, sipas recensentit M. Byron Raizis të World Literature Today, “janë po aq të spikatura, të freskëta e të gjalla, sa ç’kanë qenë gjatë gjithë veprimtarisë së tij krijuese”.

Përmasa e katërt është pjesë e projektit të përkthimit letrar “Udhëtim në vende dhe kohë të ndryshme me mjeshtër të letërsisë europiane”, me mbështetjen e programit Europa Krijuese të BE. I përkthyer me mjeshtëri nga Romeo Çollaku, ky është vëllimi i dytë poetik i shkrimtarit grek Janis Ricos i botuar në shqip nga Sh. B. DITURIA, pas Erotikës (DITURIA, 2019)

Shkrimi Paraardhës

Reagon më në fund Basha për dorëheqjen si kreu i PD: “25 prilli masakër elektorale. Detyra jonë të qëndrojmë e luftojmë fort, për rikthimin e demokracisë në vend”

Shkrimi Pasardhës

Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Hiqen kufizimet me Maqedoninë dhe Greqinë, studentët kthehen në auditore për konsulta

Shkrime të Tjera

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë
Lajme

7 Prill, 2026
Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”
Amerika

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua
Politikë

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

7 Prill, 2026
Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset
Horoskopi

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë
Kronikë

Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

7 Prill, 2026
Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”
Kronikë

Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

7 Prill, 2026
Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh
Bota

27 Mars, 2026
Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin
Bota

Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

18 Mars, 2026
SHBA/ Inteligjenca Artificiale gabon në njohjen e fytyrës, 50-vjeçarja mbahet 6 muaj në paraburgim

17 Mars, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Ndahet nga jeta Madeleine Albright, gruaja që u bë sekretarja e parë femër në historinë e SHBA

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1

Lajmet e fundit

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

7 Prill, 2026
Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

7 Prill, 2026
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

7 Prill, 2026
Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In