Edhe gushti do të vazhdojë me intensitet të fortë.
Marsi tek Binjakët imponon dëshirë për të bërë shumë gjëra njëkohësisht. E meqë pjesa më e madhe do të jenë në lëvizje e hiperaktivë, dhe ata më pasivët, duke qenë se ky Mars do të jetë edhe në hyjre të drejtëpërdrejtë me Jupiterin, duke arritur në një pikë, diku rreth datës 19, që do të korrespondojë dhe me një Hënë të plotë, por edhe me Saturn dhe Jupiter në hyrje të fortë, do të ishte e padrejtë nga ana ime që të mos jepja këshillën se si të orientohen për të organizuar axhendën.
Në fakt axhendat do të jenë më të sakta më të qëndrueshme në realitetin e secilit prej nesh, nëse ulemi që të punojmë fort për që nga 29 e korriku deri në 5 shtator. Pra ky Mars tek Binjakët në hyrje me Jupiterin do të qëndrojë nga 21 korriku deri në 5 të shtatorit, ndërsa ne do të jemi më të saktë në vendosjen e prioriteteve tona, ditën e hënë dhe ditën e martë.
Kemi edhe kalimin e Mërkurit tek Virgjëresha, që do të bëjë një cikël të plotë, Virgjëreshë-Luan, Luan- Virgjëreshë, por që deri në datën 5 do të jetë në të drejtë tek Virgjëresha. Nga datat 5-15 do të jetë në të kundërt, retrogradë, tek Virgjëresha dhe nga datat 15-27 të gushtit do të jetë në të kundërt tek Luanët. Në datën 27 pastaj, do të kthehet në të drejtë, për t’u rikthyer sërish tek Virgjëresha në dhjetëditëshin e parë të shtatorit.
Ky Mërkur në të kundërt, të paktën sa i përket pjesës së Virgjëreshës, ka të bëjë me vonesa aeroportesh, stacionesh, udhëtimesh, që janë normale, sepse këto kanë qenë prenzet edhe kur Mërkuri nuk ishte në të kundërt, pra që nga data 19-20 e qershorit. Të ndjeshme do të jenë në fakt deri në datën 15 gusht. Kur Mërkuri të jetë tek Luanët, do pak qetësi me komunikimin, sidomos rreth hënës së plotë, nga data 18-19, sepse në atë periudhë do të kemi edhe një hyrje goxha të fortë, katërkëndore të Jupiterit me Saturnin, që do të thotë se është një periudhë që nxit rriskun, që nxit lëvizjen, impulsivitetin, për shkak të shpejtësisë, jo për hir të karakterit, ngaqë të tërë do të duan të bëjnë 100 njëra në të njëjtën kohë, e kjo do të përshpejtojë ritmin.
Në fakt, mesi i gushtit, nga datat 15-20, dhe jo nga Mërkuri në të kundërt, është shumë e rëndësishme që të zbatohen ligjet dhe rregullat, në kuptimin e drejtë për drejtë, sepse mund të ndeshemi me hyrjen e Saturnin, që nuk na lë të gabohemi, e nëse nuk i respektojmë, do përballemi me ndonjë grusht stomaku si i thonë, aq dhimbje do të japin.
Nga ana tjetër do të kemi edhe hyrje të tjera planetare. Të mos harrojmë që do të kemi Venusin, i cili në pjesën më të madhe do të jetë tek Virgjëresha, dhe do të bëjë të mundur që pjesa më e madhe e njerëzve të nxjerrë më të mirën e vet.
Në fakt, çfarë ka të bëjë me ndryshimin, çfarë ka të bëjë me lëvizjen, çfarë ka të bëjë me shkresat, pra që na kanë vonuar, do të vazhdojnë të jenë deri në datën 6 gusht, pra vonesa që kanë të bëjmë me teknologjinë. Këto do të korrigjohen, nga dt 5-15 të gushtit. Pra vonesa në përgjigje, dokumenta, letra. Kurse nga datat 15-29 gusht, mirë do të ishte të nxirrnim më të mirën e të mos merreshim me më the këtë më the atë, sepse me Mërkurin tek Luanët, duam të imponohemi edhe në pavërtetësinë tonë. Kemi një tendencë të na dalë e jona, të dëgjohet këndvështrimi ynë, pavarësisht sa kemi të drejtë.
Gjatë gjithë gushtit, për asnjë nga shenjat nuk është momenti më i mirë për të folur me bankat, por në veçanti për Dashin, deri nga datat 25-26 gusht, sepse ose do të jenë lëvizje të gabuara, ose do bëhen gabime, ose do ketë anulime. Pra mund t’i vendosin në axhendë nga 27 gushti e deri në 5 shtator.