Një zjarr i madh ka përfshirë stacionin më të madh nuklear të Evropës, atë të Zaporizhzhias, në qytetin e Enerhodarit. Zjarri është shkaktuar prej bombardimeve ruse gjatë natës së të premtes dhe sipas ekspertëve, nëse nuk palët nuk tregohen të kujdesshme, mund të kemi një shpërthim me pasoja edhe më të rënda se sa ai Cernobilit më 1986, e po ashtu edhe atij të Fukushimës më 2011 në Japoni.
Deri më tani, rregullatori nuklear ukrainas, ka deklaruar se nuk janë rregjistruar ndryshime të niveleve të rrezatimit. Personeli, sipas deklarataave të këtij rregullatori, po studion sitin për të verifikuar praninë e dëmë të tjera, në departamentin e reaktorit numër 1, pra në atë të Zaporizhzhias pranë qytetit të Enerhodarit.
Rregullatori nuklear ukrainas, ka postuar në faqen e tij zyrtare, një deklaratë, ku thekson rëndësinë e të mbajturit ftohtë të bërthamës nukleare, duke pohuar se humbja e sa, do shkaktonte një katastrofë edhe më të madhe se ajo e Cernobilit apo Fukushiës.
Mes të tjerave, në deklaratën e rregullatorit nuklear ukrainas, thuhet se në sit është i pranishëm edhe një impiant magazinimi për lëndët djegëse që nevojiten për centralin, por deri më tani nuk ka shenja se ai impiant është goditur prej bombardimeve.