• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 4 Korrik, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

    “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/  Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/ Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libraria

“Fjala dhe koburja”, rrëfime që vlejnë edhe sot. Nga Albana Nexhipi Lekaj

nga MetropolPost
7 Gusht, 2021
në Libraria
“Fjala dhe koburja”,  rrëfime që vlejnë edhe sot. Nga Albana Nexhipi Lekaj
38
SHPERNDARJE
1.3k
SHIKIME

Në do të marrësh vesh seç je, pyet edhe një të tretë, thotë populli shqiptar, e kjo thënie nuk zë asesi vend më mirë, se sa në rastin e libërthit të vogël të Joseph Roth Fjala dhe koburja, ngjizur me artikujt e botuar prej tij për herë të parë më 1927-n, në faqet e gazetës gjermane Frankfurter Zeitung.

Libri në fakt ka rreth 15 vjet që ka ardhur në shqip prej Lindita Arapi-Boltz, por, siç ndodh rëndom me gjërat që nuk duhen humbur, edhe krijesëza nazike në dukje e Jozeph Roth-it, rrezikon të mbetet rafteve të librarive e bibliotekave,  nën pezhishkat e ngatërruara të merimangave apo pluhurave të kohës, pa na përcjell dot atë  mesazh aq thelbësor, që do na nxiste të kuptonim ndoshta më tepër nga vetja, si në pikëpamje sociale, ashtu edhe politike, kulturore e intelektuale, me shpresën se do mund të ndryshonim diçka për më mirë.

Në qendër të tij është Shqipëria dhe Tirana e viteve 1920. Austriaku  Roth, gazetar e shkrimtar me profesion, me një sy fotografik, ashtu siç vetëm një mjeshtër i gazetarisë mund ta bëjë, na sjell përmes rrëfimeve, copëza nga Shqipëria e asaj kohe, të cilat, jo rrallë, na ndërmendin të sotmen.

Jemi në 1927-n. Ahmet Zogu është më i ri se presidentët e republikave evropiane, shkruan Roth-i.  Sapo i ka kaluar të tridhjetat. Megjithatë ka një të shkuar të rrëmbyer e më të pasur se qindra evropianë të moshës së tij. […] Ka zëra se Ahmet Zogu është një diktator pa skrupuj. Por prapë, jemi në Shqipëri,  – ku çdo kapobandë  shpallet vetë diktator, çdo pronar toke vasal i tij, dhe çdokush që shkruan e lexon, synon të jetë sekretari i tij, – ku nuk është gjë tjetër e mundur, veç diktaturë pa skrupuj.  Dhe që këtu, faqeve të para, vëmendja nis e bëhet më e mprehtë, sepse teksa lexon, jo vetëm që s’të duket sikur flitet për 100 vite të shkuara, por vende-vende mendon se ke të bësh me një kronikan të së sotmes, që e njeh deri në palcë Shqipërinë.

Teksa Roth-i na përcjell me penën e tij rrugëtimin drejt Tiranës, nuk ka se si të mos vësh re një tjetër element, përshkruar aq me aq realizëm në libër,  po ashtu pjesë e debateve të sotshme: njësoj si polici i Konicës tek Doktor Gjilpëra, edhe polici i Roth-it, të ndërmend një imazh thuajse të përhershëm: Përpara meje polici shqiptar, shkruan Roth-i. I njohur me alfabetin, por akoma i pamësuar me shkrim e këndim, ai qëndron aty dhe u merr kohën të sapoardhurëve me leximin e pasaportave (f. 34). […] Djathtas meje, vazhdon Rothi teksa hyn në Tiranë, qëndron xhamija, majtas platforma primitive e një kafeneje, në të cilën klientët piqen në diell dhe qeleshet diskutojnë (f.37)  […] Në Tiranë janë ndryshuar rrugët, shtëpitë janë prishur me qëllim që qyteti të bëhet më modern dhe mbretëror. Gjysmështëpitë, qëndrojnë akoma si rropulli të zeza e të hapura… (f. 44). Dhe nuk ka se si, me xhaminë e kafenetë mbushur plotë, ku “qeleshet” diskutojnë zjarrshëm për politikë, me qytetin  që ndryshon pambarimisht, me ngrehinat që shemben, e të tjerat që ngrihen sakaq,  të mos të ndërmendet Tirana e sotme.

Jemi  në fakt në kohën kur Tirana politike është  në fillimet e veta. Zogu, asokohe President, kishte nisur të formatonte shtetin shqiptar, duke imponuar rregulla e futur vendin në axhendat diplomatike të Evropës. Jemi në kohën kur intelektualët i nevojiten më shumë se kurrë Shqipërisë, e cila s’kishte më shumë se 15-20 vite që kishte fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane, me synimin për t’u bërë pjesë e Evropës (ashtu sikurse sot, dalë prej 30 vitesh prej komunizmit, pa mundur të jemi ende pjesë e Evropës!).  Por,  na thotë Roth-i, situata nuk është dhe aq e thjeshtë, sepse: Ajo shtresë e hollë intelektuale që ka ky vend, më shumë prish se ndreq punë. […] Të pasurit i dërgojnë bijtë e tyre në Vjenë, Gjermani, Francë, Itali apo Kondastinopol. Nga qeveria jepen disa bursa për studime jashtë shtetit, por këto i marrin të afërmit, miqtë e qeveritarëve apo njerëz me influencë. Përveç kësaj, edhe fqinjët e Shqipërisë apo shtete të interesuara politikisht, japin fonde për  qëllime studimi. Madje mund të thuhet se tetëdhjetë përqind e akademikëve shqiptarë, shkollimin e kanë falë fqinjëve të Shqipërisë. Si rezultat i kësaj, ata jo vetëm që janë të përcaktuar politikisht e të parapërgatitur, por janë edhe të korruptuar e të prishur për krejt veprimtarinë e tyre të mëvonëshme.

Qartësia e të përshkruarit një shqiptar prej tij, duket sa reale aq edhe mahnitëse për nga saktësia edhe sot. Eshtë e vështirë, na thotë ai, të bindësh një shqiptar se njeriu mund të veprojë dhe falas për të mirën e përgjithshme, domethënë që dikush mund të punojë përkundrejt rrogës, sipas marrëveshjes.  […]  Një shqiptari me arsim të lartë, vazhdon ai nuk i bie ndërmend të bëhet komisar policie. Po qe se më e pakta ai nuk bëhet president, preferon më shumë të komplotojë kundër qeverisë në  fuqi, ose të përpiqet  të bëhet mik apo “anëtar partie’ i këtij apo atij ministri.  Edhe pse i pajisur me një dyshim jashtëzakonisht të mprehtë kundër të huajve, intelektuali shqiptar ka aftësinë që po me këta të huajë të bëjë pazare për burimet që ka vendi i vet (f. 51).

Përshtypje në libër të bën edhe qasja e Roth-it ndaj diplomatëve. Teksa përshkruan diplomatët e asaj kohe në Shqipëri, ai thekson pikërisht atë anë, aq të diskutuar edhe sot lidhur me ta: përfshirjen e tyre në punët e brendshme të shqiptarëve, duke i ngatërruar edhe më keq ato: Karakterin ekzotik të tokës shqiptare, shkruan ai, e kupton qysh nga  mënyra e veçantë e jetesës së evropianëve të civilizuar që jetojnë këtu.[…] Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesin e vendeve të tyre […] vizitojnë njëri-tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje. Pastaj çfarë ndodh? Pastaj tensionohet çikëz situata…

Libri i Rothit vazhdon të portretizojë Shqipërinë e 1927-s, një identikit që vitet e shumta s’e kanë zbehur dot. Ata që janë vërtet të shkolluar, thotë ai ca më tej, këtu, nuk i dëgjon askush. […] Ndërsa një pjesë e të gjysmë shkolluarëve, është e korruptuar, shikon se si të pasurohet për vete, duke bërë pazare me fqinjët për interesat e veta, dhe duke tjerë intriga nga teka, ambicia dhe lakmia.

Dhe ti si lexues mbetesh pa fjalë. Mbase ngaqë në mendje të buisin me qindra histori të ngjashme. Mbase ngaqë je vërtet i shkolluar dhe kupton diçka prej fatit tënd të trishtë. Mbase, ngaqë je gjysmë i tillë, dhe kupton se nuk je ti i pari që ia ke gjetur anën kësaj pune. Por më shumë. me gjasa nga frika që kjo ngjashmëri shekullore të shtin në palcë, duke mos të të lënë asnjë shpresë për të ardhmen, e duke të të bindur se fati i shqiptarit qenka shkruar keq, me krerë që duan diktaturat, e me të shkolluar që nuk i pyet kush.

©MetropolPost.al

Tags: 19272021Albana Nexhipi Lekajbotimet IdeartFjala dhe koburjaJoseph RothLibrarialibratLindita Arapi-BoltzMetropolPostShqiperia
Shkrimi Paraardhës

Nano: Berisha njeri konfliktual në politikë. Ishte kafshë politike, me 21 janarin, iku politika mbeti pjesa tjetër (video)

Shkrimi Pasardhës

Ami uron të ëmën: Je shumë e shtrenjtë për ne, o ma!

Shkrime të Tjera

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”
Politikë

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani
Lajme

Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

6 Maj, 2025
Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane,  e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut
Studimi

Një konferencë mbi gjurmët e Skënderbeu dhe itineraret kastriotiane, e po ashtu edhe të kulturave arbëreshe në Italinë e Jugut

29 Prill, 2025
Yjet e javës nga Meri Gjini
Horoskopi

Yjet e javës nga Meri Gjini

28 Prill, 2025
Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”
Debati

Albana N. Lekaj: “Ramës nuk i intereson aktivizimi i shtresës gri. U drejtohet vetëm atyre që ka të sigurt, militantëve dhe administratës”

23 Prill, 2025
Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”
Bota

Von der Leyen: “Pezullimi i tarifave hap i rëndësishëm”

10 Prill, 2025
Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi,  për 14 vitet në vijim
Horoskopi

Prilli me ndryshime super të rëndësishme: Ja ç’sjell Neptuni tek Dashi, për 14 vitet në vijim

8 Prill, 2025
Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina
Stil Jete

Michael Schumacher bëhet gjysh/ Vjen në jetë Millie, e parëlindura e vajzës së tij Gina

8 Prill, 2025
“Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi
Opinion

Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

28 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Luftë e fortë për Zegjinenë në Parlament/ Maldrida Bardho dorëhiqet: “Ia lë me kënaqësi vendin mikes sime, e meriton…”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Nëse nuk zgjidhet deputete, do të jetë në qeveri”/ Rama emëron Ina Majkon zv/ministre të Shëndetësisë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Ilir Meta publikon letrën e parë nga  burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

Ilir Meta publikon letrën e parë nga burgu, drejtuar Arben Ahmetajt: “Mban mend kur me thoshe Rama të do fort…”

3 Korrik, 2025
Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

3 Korrik, 2025
HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

HOROSKOPI/ Korriku një muaj pushimesh të mbara? Ja ç’na thonë yjet sipas Meri Gjinit

2 Korrik, 2025
Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

Meta nis ciklin me letra të hapura nga burgu: “Letra e parë do të jetë për Arben Ahmetaj”

2 Korrik, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In