Nuk kanë shpëttuar pa kryer ritualin e përhershëm sa herë gjendesh në Romë, as liderat botërorë grumbulluar në këtë qytet për samitin e G20-s.
Në ditën e fundit të Samitit, të gjithë së bashku janë mbledhur përpara shatërvanit të famshëm të “Fontana di Trevi” dhe kanë hedhur aty monedhat 1 euroshe, prerë të gjitha në Itali, me skicën e njeriut vitruvian përsipër, që është edhe logoja e Samitit të G-20s.
Përtej debateve mbi cështjet e mjedisit, nga fotot e shpërndara në rrjet, liderat botërorë duken disi më të shpenguar, edhe pse bie në sy mosprania e liderit rus Vladimir Putin, dhe e atij kinez Xi Jiping.