Dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas dënimit, në faqen e tij ne fejsbuk, Tahiri e cilëson këtë vendim si të padrejtë, duke u shprehur se është moralisht i qetë, e se nuk e ka shkelur kurrë ligjin.
“Ju dua shumë të gjithëve!” shkruan Tahiri. “Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda
Është thjeshtë PADREJTËSI!”