54 vjeçari i serialit të njohur Friends Matthew Perry ka vdekur prej ketaminës.
Ky është përfundimi në të cilin mbërrin ekspertiza e mjekut ligjor të kontesë së Los Anxhelosit, i cili, në raportin e autopsisë ka deklaruar veç të tjerave se edhe Perry mandej është mbytur në pishinën e vet tejet të nxehtë, por ky është një shkak dytësor sa i takon vdekjes së tij.
Shkaku kryesor sipas tij, është efekti akut i ketaminës, e po ashtu një ndikim të rëndësishëm në ndarjen e tij nga jeta, kanë pasur edhe sëmundjet koronare, e po ashtu edhe buprenorfina përdorur për të trajtuar shqetësimet nga drogërat.
Perry u deklarua i vdekur pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.
Autopsia iu krye një ditë pas ndarjen nga jeta