• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 8 Janar, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

    Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

    Amsterdam/  Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

    Amsterdam/ Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

    Ulje emergjente në Pulia të dy fluturimeve Wizz Air për në Tiranë, rreth 400 shqiptarë të bllokuar pa dokumente identifikimi

    Ulje emergjente në Pulia të dy fluturimeve Wizz Air për në Tiranë, rreth 400 shqiptarë të bllokuar pa dokumente identifikimi

    Bonuset mujore, ja sa përfitojnë pensionistët në varësi të pensioneve që kanë

    Bonuset mujore, ja sa përfitojnë pensionistët në varësi të pensioneve që kanë

    Begaj firmos dekrektin e rivlerësimit të pronave. Ja deri kur do të zgjasë

    Begaj firmos dekrektin e rivlerësimit të pronave. Ja deri kur do të zgjasë

    ÇËSHTJA MADURO: SHBA e akuzonin si drejtues të një karteli droge, karteli në fakt nuk ekziston

    ÇËSHTJA MADURO: SHBA e akuzonin si drejtues të një karteli droge, karteli në fakt nuk ekziston

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Hetimi

BIRN nxjerr dokumentet e SPAK-ut: Arben Ahmetaj, udhëtime në fundjavë me paratë e incineratorëve

nga MetropolPost
18 Korrik, 2023
në Hetimi, Vendi
Çmimi i energjisë/ Ahmetaj i paqartë se ç’do të ndodhë me biznesin e madh e të mesëm
1
SHPERNDARJE
22
SHIKIME

Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano. Njëra prej tyre, nuk pagoi, u tha ajo prokurorëve një dekadë më vonë, për shkak se ishte e ftuara e shtetases Erjola Hoxha, e cila, shumë vite më vonë, u bë bashkëjetuese e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm që dy kushërirat bënë.

Të dhënat e grumbulluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimit mbi përfitimet e dyshuara korruptive të ish-zëvendëskryeministrit, nga dy biznesmenë aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë, kanë zbuluar udhëtime të shumta të kryera nga Ahmetaj në shoqëri të ndryshme, përfshirë familjen e vet, bashkëjetuesen aktuale dhe zyrtarë të tjerë socialistë.

Ish-ministri Damian Gjiknuri rezulton përfitues në dy raste nga karta e Zotos, i cili duket se ka funksionuar si bankomat për udhëtimet e biznesit apo të qejfit ndërsa Gent Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe më parë, drejtor i zyrës kundër pastrimit të parave, rezulton të ketë udhëtuar bashkë me Mërtirin dhe Zoton për në Greqi. Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes specifike nëse i njihte apo i kishte takuar të dy biznesmenët. Gazheli nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Prokurorët kanë llogaritur se në total, për rastet e identifikuara, Zoto e Mërtiri i kanë paguar Ahmetajt gjithsej 34 mijë euro për udhëtime, përfshirë fundjava në Milano, pushime familjare në Rivierën Franceze apo pushime në Greqi, Rumani e Austri. Shpenzime të tjera për udhëtime të familjes rezultojnë të jenë paguar nga një shok fëmijërie i Ahmetajt.

Shoku i fëmijërisë u punësua në një  ndërmarrje shtetërore në likujdim kur Ahmetaj u bë ministër në vitin 2013, gjë që hap një pistë tjetër dyshimesh për korrupsion në lidhje me një ankand tjetër, që solli shkrirjen për skrap të Termocentralit të Fierit, një investim i kohës së komunizmit, i cili ishte jashtë pune prej vitesh, por që vazhdimisht diskutohej nevoja për ta restauruar për prodhim energjie.

Udhëtimet e hetuara nga SPAK sugjerojnë një rritje progresive të kostos dhe të luksit, nga periudha 2012-2013, kur biznesi kryesor i Mërtirit dhe Zotos duket se ishin kontratat me ujësjellësit e qyteteve të qeverisura nga socialistët, deri te udhëtimet e fundit, të identifikuara në vitet 2016 e 2017.

vërejnë se në rastet kur Zoto paguante fundjava për Ahmetajn, Mërtiri, njeriu hije i incineratorëve, i cili duket se nuk mban kartë krediti dhe pëlqen të paguajë cash, gjendej duke udhëtuar të në njëjtat destinacione.

Për shembull, në shtator 2015, Ahmetaj niset për një udhëtim pune në Paris. Në të njëjtat data, në Paris, karta e Klodian Zotos përdoret për të paguar 383 euro hotel, 434 euro restorant, dhe 750 euro për një subjekt tregtar të quajtur Crazy Horse. Prokurorët e SPAK vërejnë se “nga verifikimet në Google rezulton të jetë kabare në Paris”.

Në gusht 2016, ndërsa punët po ecnin mbarë në Shqipëri me kontratën e koncesionit të Elbasanit dhe koncesionin e Fierit, Zoto dhe Mërtiri duket se fusin dorën thellë në xhep për të paguar udhëtimin më të shtrenjtë të identifikuar nga prokurorët për veten dhe për familjen e Ahmetajt me bashkëshorten e tij.

Hoteli dhe SPA Tiara Miramar me pesë yje gjendet në Cote d’Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe, i famshëm për turizmin e luksit. Mes datave 3 dhe 9 gusht 2016, në këtë hotel u prenotuan dy dhoma Prestige me pamje nga deti dhe dy dhoma Junior Suite me pamje nga kopshti.

Prokuroria vëren se shtetasja Albina Mançka, nga emaili i saj i punës, njofton hotelin se pagesa do të bëhet nga Mirel Mërtiri. Mërtiri ia përcjell emailin me të dhënat e pagesës Klodian Zotos. Hoteli për Ahmetajn dhe bashkëshorten, fëmijët e tyre si dhe Mërtirin me partneren e tij Stela Gugallja dhe fëmijën e tyre kushtoi në total mbi 19 mijë euro, të cilat u paguan nga Zoto me transfertë bankare.

Niveli i hoteleve të Ahmetajt duket se u përmirësua më tej në vijim. Në shtator të atij viti, dy ditë qëndrimi të tij dhe Hoxhës në hotelin Mandarin Oriental Milan kushtuan 2730 euro. Në prill të vitit 2017, një fundjavë tjetër me Hoxhën dhe kushërirën e saj kushtoi 4564 euro, sërish të paguara nga karta e Zotos. Ndërsa në korrik të atij viti, një udhëtim për në Rumani, në të cilin merrnin pjesë Ahmetaj, Mërtiri, Leonard Mene, (kunati i ministrit dhe drejtor në ministri) dhe Artan Gjoka, shok i ministrit dhe drejtor i kompanisë shtetërore në likujdim Petrol Alba, qëndruan në JW Mariot në Bukuresht për tre net. Fatura e hotelit u pagua cash nga Artan Gjoka, mësohet nga përgjigjja që hoteli i dha autoriteteve gjyqësore rumune, të cilat iu përgjigjën një kërkese për ndihmë juridike të ndërsjellët të prokurorisë shqiptare. Fatura totale, 2534 euro.

Ky duket se ishte udhëtimi që solli probleme zinxhir për pjesëmarrësit. Më 16 korrik 2017, ndërsa po ktheheshin me makinë nga Rumania, një aksident në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut vërtetoi për herë të parë publikisht dhe ligjërisht lidhjen miqësore mes Mirel Mërtirit, njeriut që nuk shfaqet  në shumë dokumente zyrtare biznesi dhe që duket se vepron përmes Klodian Zotos dhe bashkëjetueses së tij Stela Gugallja, dhe Arben Ahmetajt.

Një investigim i vitit 2020 i BIRN hetoi skemën e incineratorëve, ndërsa një konflikt që duket se lindi më vonë mes Zotos dhe Ahmetajt solli telashe të mëtejshme për ish-zëvendëskryeministrin.

Zoto vijoi të bëjë bankomatin për Ahmetajn përgjatë viteve 2019 e 2020, kur bashkëshortja e tij, Albina Mançka duket se vendosi të rinovojë një apartament te pallati i Shallvareve, ku ka banuar më herët edhe ish-kryeministri Fatos Nano në kate pa leje. Gjatë punimeve të rinovimit, ndërsa Mançka viziton qendra tregtare për blerje materjalesh, të tilla si hidrosanitare, parkete apo mobilje, ajo i kërkon shitësve që t’i lëshojnë faturat për llogari të subjektit me NIPT L02302032C. Prokuroria thotë se mbi 2 milionë lekë u paguan nga ky NIPT, i cili i përket kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos. Për shembull, te kompania Brunes u porositën hidrosanitare me vlerë mbi 4500 euro.

Megjithatë, prokuroria vëren se kostoja totale e rinovimit, mbi 3 milionë lekë, për të cilat Mançka dhe Ahmetaj akuzohen se nuk i kanë deklaruar në deklaratat periodike vjetore të pasurisë, nuk u pagua në tërësi nga Zoto. Në maj 2020, Mançka njofton një nga furnitorët se nuk duhet të lëshojë më fatura për kompaninë e Zotos.

Në verën e atij viti, Zoto i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t’i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Për arsye jo të qarta, duket se Zoto ndërpreu pagesat për Ahmetajn në maj dhe filloi të grumbullojë materjale kompromentuese për shokun e tij, të cilat në dhjetor të vitit 2022 rrodhën në media. Konflikti duket se i ka dërguar si Zoton, ashtu edhe Ahmetajn, në arrati, të përndjekur nga akuzat për pastrim parash dhe korrupsion, krahas falsifikimit të dokumeteve dhe deklarimit të rremë të pasurisë./ Shekulli

Tags: Arben AhmetajinceneratorërincenwratoretSpak
Shkrimi Paraardhës

Veliaj e quajti “vrasëse me pagesë, reagon gazetarja Ola Xama: “Ja pse më sulmoi Veliaj”

Shkrimi Pasardhës

Letër e shkurtër për nxënësit e një viti të gjatë, nga Ledi Shamku Shkreli

Shkrime të Tjera

Mirlinda Karçanaj në SPAK, ja çfarë deklaroi për Agasin dhe Ballukun në SPAK
Lajme

Mirlinda Karçanaj në SPAK, ja çfarë deklaroi për Agasin dhe Ballukun në SPAK

22 Dhjetor, 2025
AKSH-i/ Masë arresti për drejtuesen Mirlinda Karçani
Politikë

AKSH-i/ Masë arresti për drejtuesen Mirlinda Karçani

16 Dhjetor, 2025
“Banda e hajdutëve të Ballukut”/ Gazment Bardhi publikon fotot me stafin e ngushtë të drejtorave të MIE-s
Lajme

“Banda e hajdutëve të Ballukut”/ Gazment Bardhi publikon fotot me stafin e ngushtë të drejtorave të MIE-s

26 Nëntor, 2025
Çështja Balluku, Anila Hoxha: “Akuzohet për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe”
Politikë

Çështja Balluku, Anila Hoxha: “Akuzohet për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe”

20 Nëntor, 2025
Dosja  Balluku: “Kur do ta bëjnë kompaninë”? “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë”
Hetimi

Dosja Balluku: “Kur do ta bëjnë kompaninë”? “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë”

5 Nëntor, 2025
Vazhdon zbardhja e dosjes së Ballukut për Llogaranë: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër”. “Duhet ta rishpallim përnjëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në Gjykatë”
Vendi

Vazhdon zbardhja e dosjes së Ballukut për Llogaranë: “Më jep afatet nëse e shpallim nesër”. “Duhet ta rishpallim përnjëherë, që t’i djegim afatet e ankimimit në Gjykatë”

5 Nëntor, 2025
Berisha: “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa”
Politikë

Berisha: “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa”

4 Nëntor, 2025
SPAK njofton akuzën për veprën penale për Ballukun: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Lajme

SPAK njofton akuzën për veprën penale për Ballukun: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

31 Tetor, 2025
Balluku del nga SPAK-U: “E shoh si një proces që do të jetë i bazuar tek transparenca dhe drejtësia e pandryshueshme”
Lajme

Balluku del nga SPAK-U: “E shoh si një proces që do të jetë i bazuar tek transparenca dhe drejtësia e pandryshueshme”

31 Tetor, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • “Di të pastroj një shtëpi e të tërë e ta lyej”/ Supermodelja ruse Irina Shayk rrëfen jetën e saj

    “Di të pastroj një shtëpi e të tërë e ta lyej”/ Supermodelja ruse Irina Shayk rrëfen jetën e saj

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Yjet e 2026-s: ja të mirat që gëzon çdo shenjë. Nga Meri Gjini

    12 shpërndarje
    Share 5 Tweet 3
  • Vajza e Hygerta Sakos mbush 18 vjeç, ja urimi i saj

    14 shpërndarje
    Share 6 Tweet 4
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    72 shpërndarje
    Share 29 Tweet 18
  • ÇËSHTJA MADURO: SHBA e akuzonin si drejtues të një karteli droge, karteli në fakt nuk ekziston

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

Bashkia Vlorë urdhër evakuimi të menjëhershëm për Novoselën: “Ky njoftim ka karakter urgjent!”

8 Janar, 2026
“Di të pastroj një shtëpi e të tërë e ta lyej”/ Supermodelja ruse Irina Shayk rrëfen jetën e saj

“Di të pastroj një shtëpi e të tërë e ta lyej”/ Supermodelja ruse Irina Shayk rrëfen jetën e saj

8 Janar, 2026
Amsterdam/  Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

Amsterdam/ Dëbora anulon 800 fluturime, ndërprerje serioze edhe në rrjetin hekurudhor

7 Janar, 2026
Ulje emergjente në Pulia të dy fluturimeve Wizz Air për në Tiranë, rreth 400 shqiptarë të bllokuar pa dokumente identifikimi

Ulje emergjente në Pulia të dy fluturimeve Wizz Air për në Tiranë, rreth 400 shqiptarë të bllokuar pa dokumente identifikimi

7 Janar, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In