E hënë, 1 Qershor, 2026
Teknologji

Australia miraton ligjin: Facebook dhe Google duhet të paguajnë për lajmet, nisin presionet që të mos e përqafojnë vendet e tjera

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Australia ka miratuar për herë të parë në botë, ligjin që e detyron Google dhe Facebook  të paguajnë për përmbajtjet e lajmeve në platformat e tyre.  Javën e shkuar Facebook bllokoi tërë faqet e lajmeve australiane, çka shkaktoi reagim të fortë jo vetëm në Australi, por edhe në nivel global.

Në këtë kontekst, qeveria e australiane, përpunoi e së fundmi edhe miratoi, ligjin që i detyron gjigandët amerikanë të teknologjisë, të ulen e të gjejnë një kompromis me kompanitë e mëdha të lajmeve.

Ç’parashikon ky ligj?

Ligji nxit gjigandët e teknologjisë dhe krerët e infomimit, të negociojnë mes tyre marrëveshje mbi pagesat lidhur me trafikun e lajmeve. Nëse diskutime të tilla dështojnë, ligji thotë se dy kompanitë e mëdha, do përballen me pasojat e gjykimeve arbitrare.  

Sipas qeverisë australiane, ky ligj synon të mbështesë një proces të barabartë negocimi mes platrormave teknologjike dhe atyre të lajmeve, sepse deri më tani këto të fundit e kishin praktikisht të pamundur ta bënin një gjë të tillë, nën presionin e monopoleve teknologjike. Ky ligj, i detyron gjithashtu dy gjigandët teknologjik,  Google dhe Facebook të njoftojnë botuesit e lajmeve, për modifikimet që u bëjnë algoritmeve të tyre.

Por çfarë thonë Google dhe Facebook?

Dy ndërmarrjet e mëdha teknologjike, shprehen se janë të gatshme t’i mbështesin kompanitë e lajmeve, duke e risjellë trafikun nga  platformat e tyre drejt sajteve të lajmeve. Sipas tyre, ata së pari  ndihmojnë njerëzit të gjejnë lajmet që u interesojnë.

Ndërkaq, të dyja kompanitë e mëdha, ushtruan presione  të fuqishme ndaj qeverisë australiane që ajo të mos e miratonte këtë lig,  duke persekutuar madje edhe kontratat që kishte me shoqëritë e lajmeve lokale. Google madje kërcënoi edhe se do tërhiqte motorrët kryesorë të kërkimit  nga Australia, por kohët e fundit  ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë e mediave lokale australiane me vlerë  rreth 60 milionë dollarë australianë, e po ashtu edhe një marrëveshje tjetër, shuma e së cilës nuk bëhet e ditur, me ‘News Corporation’ të Rupert Murdoch.

Ndërkaq, reagimi i ashpër i Facebook ndaj sajteve informative australiane, duke i lënë ato në black out total, është interpretuar edhe si një sulm paralajmërimi për ligjvënësit e shteteve të tjera, si Kanadaja, Anglia dhe BE-ja, të cilat kanë shprehur interes për ligjin australian.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top