• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Ua vranë të bijën me thikē, prindërit e Ilaria Sulës rrëfejnë dhimbjen në “Verissimo”

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Noelia Castillo, rasti i eutanazisë që i hap udhë një debati të madh

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

    Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Libra

“Antikultura” e 1968-ës në Shqipëri” e Albert Nikollës, një studim që nuk duhet humbur/ Nga Shaban Sinani

nga MetropolPost
8 Gusht, 2024
në Libra, Libraria, Studimi
“Antikultura” e 1968-ës në Shqipëri” e Albert Nikollës, një studim që nuk duhet humbur/ Nga Shaban Sinani
3
SHPERNDARJE
84
SHIKIME
Lua Cat Litter Lua Cat Litter Lua Cat Litter

Monografia e Albert Nikollës “Antikultura” e 68-ës në Shqipëri është e para që i kushtohet konceptit brezni në zhvillimin e përgjithshëm të vendit në një periudhë të mbushur me qëllime, kahje e lëvizje kontroverse, në një sfond të përgjithshëm europian e botëror gjithashtu tejet të ndërlikuar. Libri i Albert Nikollës shpjegon për herë të parë që Brezi 1968, me pamjen e vet sa të vrazhdë aq dhe shkundulluese për rendin e mëparshëm, nuk ishte një zhvillim ishullor; një vullkan që u ndez e u shua kur deshi leadership-i politik; por pjesë e historisë europiane e botërore të atij pështjellimi që ndodhi në atë vit, me shpërthimin e lëvizjeve dhe rebelimeve anarkiste, majtiste, që vunë në provë për here të parë rendin botëror të vendosur pas fitores së antifashizmit, eficiencën e republikanizmit dhe të demokracisë së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Në Shqipëri dhe në Kosovë breznitë kanë pasur gjithnjë një rol kthesash në historinë kulturore dhe në atë shoqërore. Studiuesit e mesjetës janë shprehur se Kastriotët u bënë protagonistë të qendresës arbërore në kapërcyell të ndryshimit të breznive. Historianët janë të prirur të mendojnë se masakra osmane e Manastirit (1930) u projektua dhe u realizua pikërisht për të likuiduar një brezni që kishte filluar të mendonte shqiptarisht. Letërsia sociale u shndërrua në prirje zhvillimi kulturor me Brezin e viteve 1930. Moderniteti i dytë i letërsisë shqipe ia ndryshoi drejtimin zhvillimit të saj me yllësinë e Brezit të viteve 1960. Në Kosovë Brezi 1968, Brezi 1981 dhe Brezi 1998 përbëjnë shtyllat e historisë kombëtare.

Monografia e Albert Nikollës “Antikultura” e 68-ës në Shqipëri është e para që i kushtohet konceptit brezni në zhvillimin e përgjithshëm të vendit në një periudhë të mbushur me qëllime, kahje e lëvizje kontroverse, në një sfond të përgjithshëm europian e botëror gjithashtu tejet të ndërlikuar.

Autori ia ka dalë të shkëputet prej njësimit terminologjik të breznisë me elitën, që shpesh e ka deformuar qëllimin dhe përfundimin shkencor në kërkime. Kjo i përgjigjet realitetit që kishte jo vetëm Shqipëria, por globalisht Njerëzimi. Breznitë shkaktojnë tronditje të mëdha qytetare, kulturore e sociale duke vepruar sipas devizës et pluribus in unum. Elitat shquhen për protagonizëm individual.

Libri i Albert Nikollës shpjegon për herë të parë që Brezi 1968, me pamjen e vet sa të vrazhdë aq dhe shkundulluese për rendin e mëparshëm, nuk ishte një zhvillim ishullor; një vullkan që u ndez e u shua kur deshi leadership-i politik; por pjesë e historisë europiane e botërore të atij pështjellimi që ndodhi në atë vit, me shpërthimin e lëvizjeve dhe rebelimeve anarkiste, majtiste, që vunë në provë për here të parë rendin botëror të vendosur pas fitores së antifashizmit, eficiencën e republikanizmit dhe të demokracisë së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Status quo-ja u prish: rinia dhe studentët e refuzuan edukimin skolast dhe doktrinar (We don’t need no education); më në Perëndim, në SHBA, u refuzua vendosmërisht paraqitja e luftës në Vietnam si çështje patriotike dhe heroizmi (The unfortunate soldier). Në Europën e Lindjes mori fund madhështimi i sovjetizimit. Më në Lindje ende, në Kinën e vitit 1968, në epokën e dacibao-ve, qindra milionë qytetarë, shtetas të bindur e të pabindur, u ngritën në një lëvizje popullore me karakter skajshmërisht të majtë.

Me studimin e tij monografik Albert Nikolla ia ka dalë të provojë se, në këtë kontekst, Shqipëria nuk kishte nga ia mbante, do të përfshihej objektivisht në epokën e ndryshimit. Tirana, shtypi i saj, brohoriste çdo ditë për lëvizjet e mëdha studentore (më pas dhe të punëtorisë) në Europë, nga njëra anë; ribotonte artikujt e Zhenminzhibao-s për revolucionin kulturor nga ana tjetër dhe, po në atë kohë, merrte vendimin historik për të dalë nga Traktati i Varshavës dhe për të mbështetur popullin e Çekosllovakisë në qendresën e vet, qoftë dhe në formën e protestës pasive si vetëdjegia heroike e të riut Jan Palach në një shesh të Pragës.

Pajtohem me autorin që fillimin e lëvizjeve të rinisë shqiptare të Brezit 1968 e cilëson antikulturë ndër thonjëza, sepse ajo që ndodhi, në mendjen e dijetarit – jo dhe të politologut, bie fjala – nuk mund të disiplinohet brenda një kallëpi. Nismat e 1968-ës kishin një përbërëse krejt të ngjashme me lëvizjen zenitiste të ish-Jugosllavisë së parë monarkike të periudhës ndërmjet dy luftërave, që nxiti antieuropeizmin e shkatërrimin, madje në emër të epërsisë së kulturës së pacenuar të fshatit; po aq edhe furinë kundër së vjetrës që kishin shpallur futuristët më 1908 (duke përfshirë urrejtjen kundër muzeve, akademive, universiteteve dhe … institucioneve të kultit); ca më shumë dhe disa prej sloganeve të njohura të revolucionit kulturor kinez. Udhëheqësìa e nxiti shpërthimin, por a e deshte vërtet? Siç del nga studimi i Albert Nikollës, e deshte sepse ishte e pashmangshme, por të kontrolluar prej asaj vetë. Dhe kjo shpjegon pse në fytyrën e Brezit 1968 bashkohen e njësohen edhe akulturimi, edhe emancipimi; edhe shkatërrimi i projektuar nga lart, edhe kontestimi i bazave të  sistemit politik, së paku në letërsi e arte. Kjo e bën studimin një libër të të vërtetave ashtu siç kanë qenë, pa fshehur njërën gjysmë dhe zmadhuar gjysmën tjetër. 

Do të kishte qenë metodologjikisht e gabuar që autori të kufizohej kronologjikisht brenda vitit 1968, sepse ngjarjet e mëdha, për mirë a për keq qofshin, edhe sikur të kenë një projekt, nuk i respektojnë fanatikisht kalendarët. Duke e konsideruar Brezin 1968 si shenjues të zhvillimeve të gati një dekade, Albert Nikolla vjen deri tek Plenumi i katërt (1974) e pak më këndej, sepse e ndien që e ka për detyrë të japë përgjigje edhe për disa pyetje që deri më sot kanë marrë përgjigje të mjegullta. Një ndër to është Festivali i 11-të i Këngës në RTSH, për të cilin edhe vetë protagonistët herë pas here janë përgjigjur me naivitet: Nuk e dimë si erdhi ajo goditje, po të ishte për liberalizëm Festivali i 10-të ishte edhe më keq. Libri i Albert Nikollës na vjen në ndihmë të kuptojmë se pikërisht  atëherë, me sytë e leadership-it, raporti midis antikulturës dhe kulturës; midis shkatërrimit dhe prirjeve për ndryshim; midis lëvizjeve nën kontroll dhe atyre jashtë kontrollit, ishin bërë të rrezikshme, sepse tashmë nuk po ndodhte një harxhim energjish sipas adresimit nga lart, por një dukuri e ngjashme si në Europë. Shkurt, nuk mund të vazhdohej më hipokrizia: Mbështesim lëvizjet demokratizuese studentore në Perëndim, por këtu brenda lëvizet të jenë siç i duam ne. Kjo shpjegon pse me Plenumin e 4-t realisht u mbyll përbërësja vetëvepruese e Brezit 1968 dhe përbërësja e kontrolluar nga lart u bë edhe më e skajshme (shkrimtari që vjen nga klasa punëtore, heqja dorë nga honorari, edukimi në gjirin e masës, shkrimtari si ndihmës ideologjik, ateizmi shtetëror.

“Antikultura e 68-ës në Shqipëri është një libër i mirëseardhur, i shkruar nga një studiues i ditur, që është thelluar në kërkime dhe që në krye ka vendosur të mos ndjekë rrugën e arsyetimeve që mund të të vijnë ndërmend me të parën herë. 

Tags: “Antikultura” e 1968-ës në Shqipëri"Albert NikollaMetropolPost.alShaban Sinanistudimi
Shkrimi Paraardhës

Ethet e Nilit/ Alihmehmeti: “Strukturat të bëjnë edhe tani dezinfektimin. Përdorni mbrojtës nga mushkonjat”

Shkrimi Pasardhës

“Finiqi, një ditë pas qametit” apo një apologji në ndihmë te Ministrit Gonxhe/ Nga Auron Tare

Shkrime të Tjera

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset
Horoskopi

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin
Bota

Mungoi në ndarjen e çmimeve “Oscar”/ Sean Penn zgjodhi të takonte Zelenskin

18 Mars, 2026
Çështja Epstein/ Publikohet  lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur
Bota

Çështja Epstein/ Publikohet lista me 305 individë të njohur: nga Trumpi, tek Obama e mjaft artistë të njohur

16 Shkurt, 2026
Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini
Horoskopi

Shkurti, Saturni dhe Neptuni. Ja çfarë ndodh pas datës 17 shkurt/ Nga Meri Gjini

6 Shkurt, 2026
“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!
Politikë

“S’mund të arrestohet apo t’i hiqet imuniteti pa pëlqimin tonë!”, Kuvendi: Pezullimi dhe bllokimi i pasaportës së Belinda Ballukut, në shkelje të Kushtetutës!

22 Janar, 2026
Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët.  Administrata Trump favorizon elitat oligarkike
Ekonomi

Raporti i Oxfam: Në 2025-n janë shtuar miliarderët. Administrata Trump favorizon elitat oligarkike

20 Janar, 2026
Edhe një herë për Fjalorin onlajn të  Akademisë, ndjesën dhe rishikimin
Analiza

Edhe një herë për Fjalorin onlajn të Akademisë, ndjesën dhe rishikimin

19 Janar, 2026
Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri
Debati

Plas mes Ramës dhe Fevziut. Pse nisi sherri

9 Janar, 2026
Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit
Lajme

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

9 Janar, 2026

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Një roman nga hebraishtja. Përkthyesi Alban Reli sjell në shqip “Djali me biçikletë”

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    81 shpërndarje
    Share 32 Tweet 20
  • “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, një doku-roman si pak të tjerë në letërsinë shqipe, nga Albana Nexhipi Lekaj

    7 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • Krim kundër personit dhe pronës/ Policia ndal një shtetas me rrezikshmëri të lartë

    0 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

E kafshon pitbulli në kokë, fati i 4-vjeçares që shpëtohet nga një punëtor që ndodhej aty pranë

7 Prill, 2026
Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

Lufta në Iran, Trump bën deklaratën e fortë: “Sot në mbrëmje mund të shuhet përjetësisht një qytetërim i tërë…”

7 Prill, 2026
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-sē: Ja ç’u diskutua

7 Prill, 2026
Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

Horoskopi i Prillit nga Meri Gjini/ Nis faza e re e Dashit, ja sukseset

7 Prill, 2026
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In