Ndërkohë që Rusia është përfshirë nga debatet mbi zgjedhjet për dhomën e vogël në parlamentin e saj, kreu i Partisë Komuniste ruse Gennady Zyuganov, ka habitur me një deklaratë të tijën. Sipas Zyuganov-it, komunisti i parë në botë ka qenë vetë Jezu Krishti dhe se njerëzit duhej ta studionin më mirë Biblën, për të kuptuar të vërtetën.
Vëri njëri pranë tjetërit Predikimi në Mal të Jezuit dhe Kodin Moral të Themeluesit të Komunizmit dhe do të mbetesh pa frymë, tha Zyuganov gjatë një interviste radiofonike me “Komsomolskaya Pravda”. Sllogani kryesor i komunizmit “Kush nuk punon, nuk ha”, është i shkruajtur në letrën që Apostulli Pal u drejtoi thesalonikasve, e që gjendet në Testamentin e Ri. Ndaj, duhet ta studiojmë mirë Biblën për të kuptuar, tha Zyuganov.
Ky reagim i tij, i cili do kishte tingëlluar jo vetëm i pabesueshëm, por edhe i rrezikshëm gjatë periudhës sovjetike, kur qeveria e kohës qe absolutisht e dhënë pas ateizmit, vjen teksa kjo parti dëshiron të zërë disa vende në Dumën e Shtetit, pra dhomën e vogël të parlamentit rus, gjatë zgjedhjeve që u mbajtën aktualisht atje, nga 11-19 shtator.