Situata të paprecendenta po ndodhin ndërkaq në aeroportin e Kabulit, ku me qindra e mijëra prindër afganë janë mbledhur, në përpjekje për të hipur nëpër avione dhe larguar prej vendlindjes së tyre.
Sipas dëshmisë së një oficeri afgan dhënë për një Sky News, prindërit kanë nisur t’i vërvisnin fëmijët mbi telat me gjemba, vetëm e vetëm që t’i largojnë prej andej, duke rrezikuar madje që disa prej tyre të mbeteshin edhe ngulur në to.
Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe sekretari i mbrojtjes, britaniku Ben Wallace, i cili ka dëshmuar se nënat afganase të dëshpëruara, duke mos arritur të hyjnë në aeroportin e Kabulit, i kanë vërvitur fëmijët e tyre mbi telat me gjemba, me shpresën që ata të shpëtonin e të merreshin në ngarkim ushtarët britanikë.
Ndërkaq, autoritetet kanë deklaruar se asnjë prej fëmijëve nuk do të hipë nëpër avione, pa qenë i shoqëruar prej prindërve përkatës.