Ka bërë thirrje për të ruajtur integritetin e procesit të votimeve, kreu i KQZ-së Celibashi, i cili në një deklaratë për mediat në orët e paradites, ka raportuar edhe problemet në disa qendra votimi lidhur me pajisjen elektronike të votimit (PEI).
Janë 142 qendra nga 5199, ku procesi i identifikimit po bëhet manualisht dhe jo përmes pajisjes së identifikimit elektronik, tha ai. Për 120 qendra votimi, ngase operatorët nuk janë paraqitur në vendin e votimit, kurse për 40 raste në fakt, ne nuk arritëm të gjenim operatorë për të përdorur pajisen në këto qendra. Në gjithë të tjerat, po bëhet përmet PEI. Kemi pasur disa probleme të karakterit teknik, për shkak se kjo është një pajisje që përdoret për herë të parë në Shqipëri dhe për një kohë të shkurtër na është dashur ta implementojmë këtë projekt, por në tërësi, nga 5199 qendra votimi, përqindja e atyre qendrave ku nuk po zhvillohet votimi në mënyrë elektronike, është shumë i vogël.
Në deklaratën e tij Celibashi ka sqaruar se problemet me pajisjet elektronike të votimit vijnë kryesisht për hir të padijenive të operatorit dhe problemeve teknike të vetë pajisjes, kryesisht printimin e kuponit, dhe sugjeroi që edhe në ato raste kur pajisja nuk e printonte kuponin, votimi të vijonte, sepse printimi qe thjesht element i shtuar në proces, jo thelbërsor.
Celibashi u ka bërë thirrje përfaqësuesëve të partive dhe anëtarëve të tyre në për komisionet e qendrave të votimit, që të respektojnë detyrat e tyre e të mos i kthejnë problemet e karakterit teknik e procedurial, në politik. Ai tha se çdo administrator që do t’i bëjë bisht punës do të mbajë përgjegjësi penale, dhe se KQZ-ja e ka gjjkthë vëmendjen për ta identifikuar dhe për t’ua përcjellë këtë faktorganeve kompetente. Nëse pajisja elektronike e votimit nuk punon, mund të zëvendësohet me një të re, tha ai, e nëse kjo nuk ndodh, procesi të kryhet manualisht, sepse të gjitha qendrat e votimit kanë edhe listat e plota, Por vonesa, theksoi ai, nuk duhet të shkojë më shumë se 3 orë.
Celibashi u kërkoi partive politike që të angazhoheshin seriozisht për ruajtjen e integritetit të procesit, pasi një proces zgjedhor pa integritet, nuk do t’i shërbente askujt.
Dhe u kërkoj edhe partive politike të angazhohen seriozisht. E kuptoj që interesi për rezultatin ndoshta predominon, por është e rëndësishme më së pari që të punojmë për integritetin e procesit. Se, çfarëdolloj rezultati, mbi një proces që nuk e ka integritetin e duhur, nuk vlen për askënd, përfundoi ai.