Politika sot vazhdon programin e saj, në një kohë, kur ti djalosh, me fytyrë buzagaze dhe zemër heroi, duhej të ishe në fakt kryefjala e të gjithëve sot.
Sot nuk duhej të kishte axhendë tjetër, përvec axhendës së nderimit tënd, që humbe të ritë e tu në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, duke lënë pas foshnjën dy vjeçe, bashkëshorten, prindërit dhe vëllanë.
E teksa ti bir do hash dheun, mijëra pyetje që duhej të ishin zgjidhur në fakt, na vërtiten në mendje dhe presin përgjigje.
Përse u le të hyje e të dilje i vetëm 25 herë brenda zjarrit, kur dihet që aq kohë mes të tymit, pakësojnë fuqinë për të thithur oksigjen e për të pasur një mendje të kthjellët? A i kishe pajisjet, veshje, maskë me oksigjen, për ta bërë një gjë të tillë? Përse ai kat i nëndheshëm nuk kishte rrugdalje tjetër për raste zjarri, përveç atyre dy dyerëve të ngushta në skajet e dhomës? A nuk kishe një mjet komunikimi me vete, radio a celular, për t’u komunikuar kolegëve se ku ekzaktësisht ndodheshe në atë dhomë të stërmadhe, që të të mbërrinin sa më parë e të të shpëtonin të ritë? A ishe i stërvitur për emergjenca të tilla, apo për fatin tënd të keq, humanizmi që kishe të hëngri kokën, e nuk të la të mendoje dy herë për veten?
Qofsh i parajsës xhan.
Me shpirt do votoja për një njeri me kaq zemër të madhe sa ti.
Nga Albana Nexhipi Lekaj
Copyright © MetropolPost.al