Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme edhe 9360 doza të tjera Pfizer, të cilat, sipas ministres Manastriliu do të përdoren për rivaksinimin e mjekëve dhe moshave të treta.
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj here për t’i pritur vaksinat kishin dalë vetëm ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ahmetaj, i cili theksoi se kontrata me Pfizerin parashikonte ardhjen e përmuajshme të një sasie të tillë, e cila në total shkon deri në 500 mijë doza.
Ndërkaq, Manastriliu theksoi se qeveria qe në përpjeke të vazhdueshme për nënshkrimin e kontratave të tjera, që do të mundësojnë vaksinimin e popullsisë.