Astrologia e mirënjohur Meri Gjini, ka bërë para pak ditësh parashikimin se si do të jetë ky muaj, i fundit për 2024-n. Sipas saj, bëjmë mirë t’i gëzohemi javës së parë të muajit, e të tregohemi shumë të kujdesshëm me shpenzimet, pasi gjasat janë që të marrin gjëra me difekte ose që nuk na duhen.
Sa më poshtë, parashikimi i plotë i saj.
“Karakteristikë e këtij muaji dhjetor është që kemi dy Hëna të reja, të cilat janë një nga data 27 dhe hënën e dytë të re në 30 të dhjetorit. Janë të dyja hyrje shumë të forta e të ndjeshme dhe që shenjojnë edhe nga më skeptikët, përsa u përket iniciativave të reja, fillimeve të reja.
Kemi edhe një hënë të plotë në datën 15 tek Binjakët, mbi Jupiterin në të kundërt. Tipike e këtyre lëvizjeve hënore që janë të ndjeshme për krijesat e gjalla në Tokë, duket sikur do të jenë hyrje katër këndore me Saturnin tek Peshqit, pra dhe Hëna e re e datës 1 është në lëvizje katërkëndore me Saturnin nga Peshqit, por edhe Hëna e plotë tek binjakët është në lëzje katërkëndore me po Saturnin tek Peshqit. Çfarë do të thotë kjo. Pavarësisht entuziazmit, duket sikur çdo projektim për të planifikuar qartë, saktë, ecurinë e projekteve të reja, duket sikur optimizmi bën që të mendojmë se gjërat do na shkojnë thjeshtë, por ndërkohë duhet të përgatitem që nuk do të mungojnë pengesat.
Saturni në familje të katërt me këto hyrje planetare, do të thotë përgatituni mirë, se mund të ketë vonesa, shtyrje pengesa, mund të jenë pengesa të pallogaritura, pra të mos fluturojnë nga gëzimi, por të lënë gjithënjë hapësirën për idenë që mund të ketë vonesa, shtyrje apo anulime të vogla. Kjo mund të përforcohet edhe nga Mërkuri në të kundërt, që vazhdon të jetë tek Shigjetarët dhe do të vazhdojë të jetë deri në datën 15 dhjetor.
Gjatë dhjetorit, kemi edhe një hyrje tjetër, për nisje të reja që duhet të kishin një bazë strukturimi të shpejtë, pra që duheshin strukturuar shpejt, nga data 2 nëntor deri në 3-4 dhjetor, se më pas, me Marsin në të kundërt na jepet mundësia më tepër për të korrigjuar gjëra që nuk kanë shkuar mirë, se sa për të nisur gjëra reja.
Ky Mars në të kundërt, që do të vazhdojë deri në ditët e fundit të 2024-s, duhet të marrë parasysh që në axhendën e secilit prej nesh, të vendosim prioritet korrigjime e rregullime, rikopsitje të gjërave që i përkasin punës, ekonomise dhe trashëgimive në përgjithësi, e cila do të jetë një tematikë që do të diskutohet fort rreth datës 20 dhjetor.
Kështu pra, kemi Mërkurin në të kundërt deri në datën 15, Marsin në të kundërt nga data 5 e në vazhdimësi dhe Venusi në datë 7 në të gdhirë të datës 8, që do të kalojë tek Ujorët e që prapë kemi faktorin e të papriturës. Do të jetë shumë i pranishëm për çfarë ka të bëjë me ekonominë, por edhe me stabilizimet në jetën personale, ndërsa ky Venus sjell dashuri, por në situata jo shumë komforte, jo shumë të përshtatshme. Çfarë do të thotë kjo? Pra, ose është në miqësi të ngushta e të vjetra që mund të ndryshohet forma, ose në dashuri të ndaluara, pra ka një tendencë për të nxitur emocione që nuk janë shumë të lehta për t’i projektuar siç duhet.
Megjithatë t’u gëzohemi ditëve të para të muajit, të cilat minimalisht do të kenë një entuziazëm goxha të fortë, dhe faktorit të të papriturës në situata në lidhje me ekonominë, dhuratat e vogla, ose shtime në përgjegjësitë e punës, ku mund të ankohemi nga ngarkesa e nga lodhja në vazhdimësi të muajit, por për këtë javë do të shënojnë buzëqeshje dhe një rritje në status për shumë, jo vetëm një shenjë e caktuar.
Kështu që shijoni ditët e para të dhjetorit, kontrolloni xhepin, se ditët e fundit të muajit do të kemi një hyrje goxha të fortë të Marsit me Plutonin dhe janë ekzaktësisht në gradë të barabarta, Marsi në të kundërt, Plutoni në të drejtë, por janë thuajse tranzitorë të dy, njëri është në 1 gradë e disa minuta, tjetri po aq në një e gjysmë 2, kështu që kjo do të sillte ekzagjerimin ose shpenzimin e më shumë se ç’duhet, ose bërjen e lëvizjeve të gabuara në lidhje me ekonominë. Ndaj projektimi i ekonomisë, ecurisë dhe zhvillimit në parim, do të duhet të vendoset në axhendë nga 1 në 15.
Meqë është muaj festiv, ditët më të mira për pazare do të jenë nga data 9 deri në 12 të muajit dhjetor, por më perfektet do të jenë datat 23 dhe 24 për pazare të mira, se ditët e tjera kanë një tendencë për të blerë gjëra me difekte ose që nuk na duhen.”