Ka mbi dy ditë në fakt, nisur që prej intervistës së babait të Luisit, shokut të të ndjerit Martin Cani, i cili deklaroi se në përleshjen mes adoleshentëve nuk ka ishte vetëm Mario Përlleshi, por edhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre, Klevis B, që në të gjitha mediat flitej për këtë adoleshent të katërt, prania e të cilit, u mohua prej Policisë së Shtetit, e cila, në një status të sajin, deklaronte se ky adoleshent i katërt nuk ekziston, e se e tëra ishte abuzim nga mediat vendase.
“Policia e Shtetit vëren”, thuhet në këtë njoftim “se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje. Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi. Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.”
Ndërkaq, ditën e sotme në rrjetet sociale, ka qarkulluar një proces verbal i mbajtur ditën e zënkës së adoleshentëve, mbajtur një OPGJ-je, se ky i ri, me emrin Kledion Begaj, ekziston e se ka qenë i pranishëm në zënkën me armë të ftohta, që i mori jetën jetën 14 vjecarit Martin Canit para dyerve të “Fan Nolit”. Në këtë proces verbal thuhet ekzaktësisht se “Unë Igli Molla) Oficer i Policise Gjyqesore në Seksionin për krimet e rënda ndaj personit në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë
KONSTATOVA:
Ne date 18.11.2024 rreth orës 13:00 pranë ambienteve të Shkollës 9-vjecare “Fan Noli” ka ndodhur një konflikt për motive të dobta, ndërmjet shtatasve Marseld Sina, Luis Meçaj dhe Martin Cani kundrejtë shtetasve Mario Lleshi dhe Kledion Bekaj. Nga ky konflikt janë plagosur shtetasit Luis Mecaj dhe shtetasi Martin Cani, ku ky i fundit ka ndërruar dhe jetë për shkak të goditjeve që kishte marrë.
Shtetasit Marseld Sina ka dorëzuar telefonin e kushuririt të tij Luis Mecaj, të llojit Samsung A20s me nr IMEI 354994118383898 me nr telefoni 0695699766 me kod hapje “1214”
Meqënëse ka rrezik që ato të ndryshojnë apo humbasin dhe për shkak të pamundesise së Prokurorit për të ndërhyrë urgjentisht për të bërë vleresimin e tyre në vendin e ngjarjes, në mbështetje të nenit 300/2 te K.Pr.Penale.”
VENDOSA:
Të sekuestroj proven materiale Samsung A20s me nr IMEI 354994118383898 me nr telefoni 0695699766 me kod hapje “1214”.
Këtë procesverbal së bashku me provat materiale t’ia dergoj jo më vonë se 48 orë Prokurorit për të bërë vleftësimin e veprimit.
Kopjen e këtij akti t’ia dorëzoj personit të cilit i jane sekuestruar sendet.
Oficeri Policisë Gjyqësore Igli MOLLA”
Ende nuk dihen shkaqet se përse ky djalosh i tretë u mohua prej Policisë së Shtetit, edhe pse, sërish në media, po përflitet gjerësisht se kjo është bërë për hir se prindërit e tij, kanë qenë të punësuar i ati në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe e ëma pranë SPAK-ut.