Enti Rregullatori i Energjisë ka krijuar konfuzion në popullatë me njoftimin bërë më datë 28 tetor, sa i takon aplikimit të rritjes së cmimeve me 4 fish të energjisë elektrike, nëse harxhohet mbi 800 kilovat. Në njoftimin e publikuar në faqen e saj të internetit, e po ashtu në fejsbuk, ERE shprehet se “Vendimi i Bordit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022“
Sa më poshtë njoftimi i plotë i ERE-s për cmimin e energjisë gjatë 1 nëntorit- 31 dhjetor
Datë 28.10.2022 Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.).
ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.
Vendimi i Bordit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.
Sic theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal.
Për çdo informacion më të detajuar jeni të mirëpritur të vizitoni faqen tonë zyrtare https://ere.gov.al, në kategorinë legjislacioni.
Sa me poshtë njoftimi i ERE i datës 23.09. 2022 i cili nuk u aplikua në tetor pas deklaratës së kryeministrit për mos aplikim të rritjes së cmimit mbi fashën 800 kwh
.