Pas fejesës së mbretit Zog më 1938-n dhe dasmës së tij, tri motrat më të vogla të mbretit Zog bënë një udhëtim në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u kthyer edhe në Itali, Francë e Itali […]
Qëllimi I udhëtimit, ishte të siguronin pajtimin politik me peshkopit Fan Noli, të garantonin investime amerikane në Shqipëri, dhe të ngrinin reputacionin e Shqipërisë në SHBA. Interesi publik për Zogun, që ngjallur për shkak të fejesës së tij me konteshën gjysmë-amerikane Geraldina Aponi.
Për pasojë, mediat amerikane e mbuluan me interes udhëtimin e tyre dhe u vunë motrave të Zogut nofkën Zogeshat. […]
Faik Konica i çoi ato në vende me interes, i njohu me shqiptarë të shquar të Amerikës dhe i çoi nëpër shërbesat e kishave shqiptare ortodokse dhe katolike. […]
Mes vizitave të tjera, ato vizituan edhe vajzat bojkote amerikane, sepse princesha Maxhide, ishte kryetare e Gjyrmueseve Shqiptare. […]
Më 4 mars, bënë një udhëtim 1 ditor në Uashington D.C., dhe vizituan Shtëpinë e Bardhë, si te ftuara të Eleonor Rusveltit, bashkëshortja e presidentit të vendit.
Marrë nga “Mërgimi Mbreteror, Mbreti Zog dhe Geraldina”, të Neil Rees