U përfol për një kohë të gjatë për dashurinë e saj me djalin e kryeministrit të asokohe, Sali Berisha, për hir të divorcit të tij nga bashkëshortja e parë, por sot Armina Mevlani, vajza e ëmbël e “Goca dhe Gra”, kurorëzohet në martesë me dashurinë e saj, Shkëlzen Berishën.
Nga sa është publikuar në rrjet prej dasmës së saj, në ceremoni nuk ka munguar as fjala e të parit të shtëpisë që u uron mirëseardhjen të ftuarve në dasmën e të birin, e as veshja tradicionale e nuses, që kërcen hareshëm vallen e Tropojës.
Sa më poshtë, MetropolPost ju sjell një kolazh nga ceremonia, duke i uruar çiftit “U plakshi në në një krevat”