Një lajm i trishtë vjen sot nga brigjet shqiptare, ku një 5 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e masakrimit prej një skafi ujit, drejtuesit të së cilit i kishte shkarë timoni nga dora.
Nga sa raportohet prej vendngjarjes, fëmija ka humbur menjëherë jetën, kurse drejtuesi i mjetit lundrues është shpënë në Komisariatin e Himarës.
Njoftimi paraprak i policisë
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.