• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    “Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    “Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans”/ Nga Afrim Krasniqi

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Sot gjysmë-finalja e parë e Eurosong 2025/ Ja si do të jetë renditja e performancave

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

    Pezullohet numërimi i kutisë ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj! Në QV të burgut rezultojnë dy vota më tepër

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Kulturë

Ekspozita speciale mbi Butrintin, celebron 100 vite marrëdhënie diplomatike Angli-Shqipëri. Prof. Richard Hodges: “Pak vende në Mesdhe kanë një histori kaq të gjatë e të pasur”

nga MetropolPost
4 Prill, 2022
në Kulturë, Reportazh
Ekspozita speciale mbi Butrintin, celebron 100 vite marrëdhënie diplomatike Angli-Shqipëri. Prof. Richard Hodges: “Pak vende në Mesdhe kanë një histori  kaq të gjatë e të pasur”
11
SHPERNDARJE
353
SHIKIME

Jo më larg se një javë më parë, një ekspozitë mbajtur në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Anglisë-Shqipëri, me mbi 60 imazhe arkivore, organizuar prej “Fondacionit Bardha” dhe Ambasadës Angleze në vend, risolli në qendër të  vëmendjes, atë punë të pamatë që është bërë me një prej siteve më bukura e më të vyera arkeologjike të  trashëgimisë sonë kulturore, Butrintin ndër vite.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të kësaj ekzpozite shumë domethënëse, ishin jo vetëm ambasadori i Anglisë në Shqipëri,  z.Alastair King-Smith, drejtoresha e “Fondacionit Bardha” znj.Donika Bardha,  por edhe drejtuesi shkencor i “Fondacionit Butrinti”, Prof. Richard Hodges, e po ashtu edhe një sërë profesionistë të fushës së arkeologjisë e trashëgimisë sonë kulturore, të cilët risollën edhe njëherë në vëmendje vlerat dhe rolin që ka ky sit si në pikëpamje historike, ashtu edhe në promovimin e vendit.  

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith

“Jam shumë i kënaqur që jam i pranishëm në këtë ekspozitë speciale mbi Butrintin dhe arkivin arkeologjik të prezantuar këtu, u shpreh ambasadori britanik Alastair King-Smith. Është hera e parë që i shoh këto fotografi, imazhe dhe dokumente të bukura e me vlerë, por njëkohësisht edhe të njoh një vend fantastik në Shqipëri. Gjithashtu është kënaqësi që me këtë event po festojmë edhe 100 vite të marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Akoma më shumë, kemi për të festuar, se marrëdhëniet tona diplomatike kanë shumë personalitete dhe histori që na bashkojnë në fushën e kulturës. Besoj do të kemi edhe shumë të tjera arsye për të festuar në të ardhmen”, tha mes të tjerave King-Smith, ndërkohë që profesor Richard Hodges, theksoi se pak vende në Mesdhe kanë një histori kaq të gjatë e të pasur sa ajo e Butrintit, një histori e cila kishte ende nevojë të zbardhej e të studiohej.

Drejtori Shkencor i Fondacionit “Butrinti”, Prof. Richard Hodges
2014, Presidenti Bujar Nishani, dekoron Lord Jacob Rothschild me Urdhërin e Flamurit për punën në Butrint.
2014, Presidenti Bujar Nishani, dekoron Lordin John Sainsbury me Urdhërin e Flamurit, për punën në Butrint.

  “Pak vende në Mesdhe kanë një histori kaq të gjatë e të pasur, tha Hodges.  Akoma më pak janë hetuar nga arkeologët dhe janë pasqyruar në botime kaq shumë. Kjo ekspozitë ofron vetëm një vështrim të shpejtë të arkivës së pafundme të Butrintit – filma, foto, piktura dhe regjistrime të vendeve, pasuritë e gjetjeve arkeologjike, dokumentacioni i pasur i udhëtarëve, misioni i jashtëzakonshëm italian i drejtuar nga Luigi Ugolini, vepra të Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, me figurat e shquara të tij Budina, Islami, Ceka, Lako, Nanaj, Condi etj. Nuk e dinim se çfarë privilegji ishte të punoje me  arkeologe të Institutit të Arkeologjisë dhe monumenteve. Më vijnë ndërmend emra si Muzafer Korkuti, Ilir Gjipali, Luan Përzhita dhe Telemark Llakhana, që janë në disa prej këtyre fotove, për të përmendur disa. Më pas është edhe puna jonë bashkëpunues, e mbështetur nga Fondacioni Butrint. Lord Rothschild dhe i ndjeri Lord Sainsbury, në vitin 1992, inkurajuar nga Neritan Ceka dhe Alexander Meksi, e ambasadori i palodhur i atëhershëm i Britanisë në Shqipëri, Sir Patrick Fairweather, që bënë të mundur këtë histori suksesi. Ishin ata themeluesit e kësaj aventure.

Duke folur personalisht, ne/ata nuk e dinim se çfarë privilegji të madh kishim të punonim si arkeologë me Institutin e Arkeologjisë dhe Monumenteve. Më vonë, për ndërtimin e parkut në vitin 1999, patëm mbështetjen e ministrit të kulturës, Edi Rama. Së bashku, kemi krijuar asgjë më pak se një mrekulli mesdhetare.  “Fondacioni Butrinti” me Institutin e Shkencave Humane “Packard”, ndihmoi në krijimin e një të ardhmeje jo vetëm për Butrintin, por të së shkuarës së Shqipërisë. Ne drejtuam një projekt trajnimi arkeologjik për 12 vjet në Butrint, ku morën pjesë 300 studentë shqiptarë. 50 studentë ndoqën kurse në Universitetin e Anglisë Lindore, Norwich për një ose dy vjet dhe ky ishte ndërtim i kapaciteteve në një shkallë të jashtëzakonshme. Fati i trashëgimisë kulturore moderne në këtë vend, është rritur nga këta studentë dhe pasioni i tyre. Butrinti, në këtë kuptim, është kryeqyteti kulturor i këtij vendi”, theksoi në fjalën e tij Hodges, ndërsa  Belisa Muka, Drejtore e Institutit të Arkeologjisë tha se kishte ende punë për t’u bërë në menaxhimin e këtij siti:

Belisa Mukës, Drejtore e Institutit të Arkeologjisë

“…Do doja të veçoja disa momente me rëndësi, që shpalosin ndër të tjera, një filozofi të pazakontë për kohën : arkeologjia dhe trashëgimia kulturore luajnë një rol të madh në politikat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare në një nga industritë më të rëndësishme, atë të turizmit. Në dekadat që vijuan, qasja jonë tranzitoi nga gërmime për qëllim studimi, tek kërkime që synojnë paralelisht të sjellin përfitime ekonomike njëherazi për komunitetet që jetojnë pranë qendrave arkeologjike dhe për vetë sitin arkeologjik që studiohet, me objektivin që një pjesë e të ardhurave t’u kthehet kërkimeve tashmë ndërdisiplinore. Ende ka rrugë për të bërë në këtë drejtim…”

Teksa shprehu krenarinë e saj për organzizimin e këtij eventi, drejtoresha e fondacionit “Bardha”, Donika Bardha,  deklaroi se përmes kësaj ekspozite, dëshironin t’u shprehnin mirënjohjen edhe “Fondacionit Butrinti” dhe Lordëve  Rothschild e Sainsbury, për kontributin e jashtëzakonshëm që kishin dhënë.

Pamje nga ekzpozita me materialet arkivore të Butrintit
Donika Bardha, drejtore e “Fondacionit Bardha”

 “Ndihemi krenarë që organizuam këtë event festiv me materiale unike nga Arkivi Arkeologjik i Butrintit, tha znj. Bardha. Patëm kënaqësinë të kishim mes nesh si të ftuar nderi Drejtoren e re të Fondacionit “Butrinti”, Emily Rothschild, vajza e Lordit Jacob Rothschild. Iu bashkuan kësaj mbrëmjeje festive dhe Oliver Gilkes dhe Brian Ayers nga Londra, si dhe Professor Richard Hodges dhe Bejtulla Destani ardhur nga Italia. Pjesë e eventit ishin dhe figura të arkeologjisë shqiptare, dhe në fakt një pjesë e paneleve shpjeguese ishin vepër e kërkuesve shkencor shqiptarë ndër vite. Është e jashtëzakonshme sesi kur vizitojmë Butrintin, dhe nga maja e Akropolit vëzhgojmë në horizont, në fushën e Vrinës, një qytet të tërë të ri, të gërmuar me profesionalizëm dhe këmbëngulje gjatë muajve te nxehtë të verës. Janë këto figura të shquara që me ndihmën e profesionalistëve dhe specialistëve britanikë, kanë krijuar një perlë të pasurisë kulturore, denjësisht pjesë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Përmes kësaj ekspozite të arkivit të ri, shprehim mirënjohjen Fondacionit “Butrinti”, Lordëve Rothschild e Sainsbury, për kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tone. Sot promovojmë punën fantastike të arkeologëve shqiptarë e atyre britanikë në dekada. Falë tyre, Butrinti është, tashmë, vërtet një vend i jashtëzakonshëm, gati për t’u eksploruar”.

Ylljet Alicka, Ambasadori King-Smith, mbesa e Dhimosten, Adele Budina, Bedri Islami
Enik Pogace, Bejtulla Destani, Donika Bardha, Dorian Koci, Richard Hodges
Tags: 100 vjetori i marredhenieve Angli-ShqiperiAlastair King-SmithAmbasada AnglezeBelisa MukaButrintekzpoziteEmily RothschildFondacioni BardhaFondacioni ButrintJacob RothschildLord RothschildProf. Richard HodgesSir Patrick Fairweather
Shkrimi Paraardhës

Botimet “Dituria” ribotojnë “Bisedë me Kafkën”. Libri mbart përsiatje mbi jetën, e po ashtu edhe mesazhe të rëndësishme mbi të

Shkrimi Pasardhës

Grusht në Oskar. Will Smith godet Chris Rock

Shkrime të Tjera

No Content Available

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    Iu bë publike videoja erotike në zyrë, jep dorëheqjen Safet Gjici: “Ishte kurth nga kundërshtarët e mi politikë”

    33 shpërndarje
    Share 13 Tweet 8
  • Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Ja çfarë është metoda D’Hondt, që përcakton mandatet dhe fituesin sipas votave

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Pjata e Pashkës/ Brinjë qingji në furrë, me patate

    28 shpërndarje
    Share 11 Tweet 7

Lajmet e fundit

Meta falënderon votuesit  dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

Meta falënderon votuesit dhe Tedi Blushin për votat: “Ju falënderoj që ju rezistuat presioneve”

18 Maj, 2025
“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton  zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

“Motra solli në Tiranë dokumentin…”/ Rama njofton zbatimin e marrëveshjes mbi pensionet e shqiptarëve në Itali. “Nisin nga 1 qershori”

18 Maj, 2025
Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

18 Maj, 2025
Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

Berisha: “Zgjedhjet e 11 majit u diktuan të gjitha nga bandat kriminale”

13 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In